Policia greke raporton se ka arrestuar një shqiptar, pjesë e një bande hajdutësh, ku për shkak të shtatshkurtësisë së tij cilësohet si një “xhuxh”.
Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke patur si objektiv vilat luksoze të ishullit të famshëm grek. Thuhet se së bashku me bashkëpunëtorët e tij, pra si bandë, ata kërcënonin pronarët e vilave dhe merrnin aty gjithçka.
Dhe, ai më kryesori, thuhet se kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin. “Gjatësia e tij ishte 1.60”, thotë një oficer policie që ishte marrë me rastin konkret. Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos-it” është në duart e organeve të rendit.
Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore.
Në një nga rastet, shqiptari kishte hyrë me armë brenda një vile në Mykonos me bashkëpunëtorët e tij, duke neutralizuar çiftin e atyshëm të bashkëshortëve por që ishin pikasur nga vajza. “Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë, sipas asaj çfarë shkruhet në median greke.
Grupi i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në akte të tjera të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të njerëzve që deklarojnë se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”. /sarandacity.al/