Sekuestrohen 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Nga një operacion i Policisë greke në Igumenicë, në zonën e gjelbër kufitare, janë gjetur dy çcanta që përmbanin 67 pako me 72 kg 634 gram marijuanë.
Zona është krehur me qenin “Lussy” të Policisë greke.
Operacioni ka nisur dje në mëngjes dhe vazhdon ende nga Policia greke.
Dy ditë më parë u sekuestruan edhe 6 kg brenda qytetit të Igumenices në një tjetër operacion. /sarandacity.al/