Hipoteka e Sarandës do drejtohet sërish nga një grua.
Aida Demi, aktualisht Drejtoresha Juridike e Bashkisë, do jetë ajo e cila do udhëheqë institucionin delikat që merret me një ndër çështjet më delikate të shoqërisë shqiptare: pronën.
Ajo zëvëndëson në këtë detyrë Andri Dhimën, i cili nga ana e tij u emërua në këtë institucion muaj më parë, pak para zgjedhjeve.
Dhima nga ana e tij zëvëndësoi Kozeta Stathajn, e cila më parë kishte punuar si specialiste e Hartografisë në Bashki. /sarandacity.al/