Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Infektimet COVID në Shqipëri, sa gishtat e një dore! Ç’po ndodh?

by PorositWeb
6 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Infektimet ditore në Shqipëri kanë rënë në gishtat e një dore, e për këtë, mjeku infeksionist Ilir Alihmemeti thotë se në vendin tonë nuk ka më transmetim komunitar.

“Situata paraqitet mjaft e qetë. Po të shohim incidencën 2 javore për 100 mijë banorë, tani që flasim është 6.9, që është mjaft e ulëm. Situata është krejtësisht nën kontroll, pritej për shkak të numrit të lartë të atyre që e kaluan dhe të të vaksinuarve.

Grumbullimi duhet evituar teorikisht, por ne patëm në Shqipëri edhe një proces zgjedhor që solli shumë grumbullime, më pas patëm festë ne Bajramit, këto nuk u shoqëruan me rritje të rasteve, ky është një eksperiment natyrorë të themi që tregon se Shqipëria nuk ka nevojë për vitin të grumbullimeve të këtij tipi.

Megjithatë, ato grumbullime që mund të evitohen, të evitohen. Risku i infektimit është shumë i ulët, transmetimi nuk është komunitar”, tha ai.

Sipas tij, me gjasë dhe vjeshta nuk do sjell ndonjë valë të re infektimesh.

“Sa i përket vaksinimeve ne kemi rreth 9.5% të popullatës të vaksinuar me dy doza, nuk është shifra aty ku duhet për imunizimin e 75% të popullatës.

Përqindja e personave që e kanë kaluar COVID është më e lartë se ai i të vaksinuarve. Vjeshta do të jetë prova e zjarrit, ku do të na ketë çuar imunizimi natyror dhe ai artificial. Do të na e tregojë vjeshta dhe dimri që vjen. Por duke marrë parasysh që numri i personave që e kanë kaluar është shumë i lartë, nëse nuk do ketë variante të reja që do kapërcejnë imunizimin, besoj se do të vijë një vjeshtë e qetë, jo e krahasueshme me atë të vitit të kaluar, por do të jetë një valë shumë më qetë.

Sensi i vaksinimit është ai i kthimit në jetën normale, kjo është arsyeja pse e bëjmë. Në situatën ku ne jemi, situata është shumë e qetë, transmetimi nuk është komunitar”, tha dr. Alimehmeti. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Vrasësi i Korfuzit ishte i vendosur për gjithçka: kështu u shuan tre jetë

Next Post

Behija, rrëfimi jetësor i polices zëbilbil me mall për të kënduar

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli
Sociale

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli

19 Nëntor, 2023
Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit
Sociale

Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit

14 Nëntor, 2023
Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?
Sociale

Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?

10 Nëntor, 2023
Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim
Sociale

Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim

9 Nëntor, 2023
Qyteti sicilian që ofron shtëpi të braktisura falas: a do të jetonit këtu?
Sociale

Qyteti sicilian që ofron shtëpi të braktisura falas: a do të jetonit këtu?

9 Nëntor, 2023
Rekordi klimatik i 2023-shit: më i nxehti në 1250 shekujt e fundit!
Sociale

Rekordi klimatik i 2023-shit: më i nxehti në 1250 shekujt e fundit!

8 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.