Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Inxhinieri minoritar që Puka e deshi dhe e qau me lot

by PorositWeb
16 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Sa do pluhur që të hedhin vitet, kujtimet rizgjohen. Aq më tepër ato që lenë gjurmë te njerëzit. Sidomos kur është fjala për portrete njerëzish që nuk u shlyhen nga kujtesa.

Paçka se mbi një pllakë të vogël atje në të ngjitur të malit të Munellës, era mund të hedh pak pluhur, shiu rend ta laj. Paçka se mbi atë pllakë era mund të hedh pak pluhur, udhëtari pukjan që i bie rruga andej nxjerr shaminë dhe e pastron. Pastaj e përkedhel si të ishte kujtimi i ndonjë të njohurit  të tyre: një mbishkrim i thjeshtë për një djalë 27 vjeçar, inxhinierin minoritar Vasil Boli, të rënë në krye të detyrës.

Megjiëthse nga nëntori i vitit 1982 kaluan aq vjet, ata mbajnë gjallë në kujtesën e tyre, atë djalë të hijshëm, gjithmonë të buzëqeshur, inxhinierin e tyre aq të dashur qe s’e hiqnin nga goja shokët e tij të punës. Prania e tij në grupin e gjeologëve i jipte lezetin dhe harmoninë asaj shoqërie në Fushë-Arrëz dhe në malet e Munellës.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vasili s’kishte as dy vjet qe kish mbaruar universitetin për inxhinier gjeolog në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera, me ëndrra të bukura si inxhinier nafte e gjeolog.

Shokët e adhuronin si model të mirësjelljes, të pjekurisë  dhe të dashurisë njerëzore, të thjeshtësisë dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë me atë humanizëm të çiltër që e karakterizonte.

Me atë pasion e atë dashuri për profesionin e tij u nis në lulen e rinisë maleve të Pukës bashkë me shokët në kërkime gjeologjike. Fytyra e tij e njomë nuk u tremb nga suferinat  e bjeshkëve, as orteqet që gjëmonin luginave. Dhe brigada qe drejtonte në pararojë.. Ai nuk dallohej mes brigadës. Si gjithë të tjerët. I pari në punë, i palodhur, gojëembël. Ndaj atë shokëte kishin si idhull. Por si mund të duronin atë lajm të kobshëm për Vasilin? Ata erdhën të gjithë dhe e percollen në banesën e fundit në Velahovë, vendlindjen e dashur të shokut të tyre të shtrenjtë. Ata i mbanin duart fort mamasë se Vasilit, Vasillos duke i pëshpëritur mes lotëve: “Nënë, na ke ne!”.

Vasili kishte një merak për fshatin e tij: ujin. Fshati i tij i vogël , arsimdashës, vuante për ujë. Kur mbaroi universitetin shumë fshatarë i shtrenguan dorën: “Tani Vasil të kemi ty. Je inxhinier gjelog. Ujin do ta gjejmë”.\

Vasili i menduar, ky inxhinier i talentuar qe premtonte shumë për të ardhmen në karrierën së tij, vetëm bëri një pohim me kokë. Pastaj shtoi “Ky vend, me këto shtresa interesante gjeologjike, ka ujë, por në thellësi. Do t’i gjejmë damarët, do studim”.

Kur filloi të bëjë lejen e parë në gusht, nisi të bëjë një provë duke zbuluar ujë por nuk  arriti ta vazhdoj projektin. E nderpreu punën dhe lejen, pasi një telegram e kërkonte urgjent në punë në Pukë, në sektor e tij. Bëhej një analizë dhe ai si drejtues i një brigade duhet të ishte aty. Kujton Spiro Papa nga Aliko, koleg punë me të edhe ai: “Një sektor ishte i prapambetur. Papritur mes mbledhjes ngriti dorën Vasili. ‘Do ta marr unë atë sektor. Më lejoni?’ Shumë inxhinierë të vjetër e panë me habi. Iu duk guxim i tepruar. Vasili me brigadën e tij gjithmonë dilte 120% realizim plani. Ia dhanë sektorin. Brenda një periudhe të shkurtër ndodhi ndryshimi. Ishte një djalë i palodhur, djalë i shkëlqyer, një shkencëtar i ardhshëm, por…

Ishte ditë e diel. Vasili me shokë, pasi kishin mbaruar punë duke  evituar një avari në pus,po ktheheshin nga mali i Munellës. Një kamion –ofiçinë ndaloi t’i marrë, qe të mos e bënin rrugën me këmbë. Por një difekt në frenat bëri që shoferi të shmag greminën duke e kthyer nga ana e sipërme. Makina u përmbys. Shokët e Vasilit u plagosen, ndërsa një torno brenda kamionit goditi gjoksin e inxinierit. Të lënduar rëndë prisnin në rrugë në makinat që kalonin rrallë. I fundit iku Vasili. Me gjithë lutjet e shokut me këmbë të thyer, ai i la radhën atij. ‘Unë duroj’, i tha, ‘ti je më keq’. Por dhe Vasili u shua në spitalin e Fushë-Arrëzit”.

Ai u kthye në fshat. Tashmë i ngrirë në mermer. Me nderimin  si “Qytetar Nderi” i fshatit dhe i komunës së Mesopotamit. Vetem një merak i ngeli: nuk arriti t’u sigurojë ujin fshatarëve të tij qe e donin dhe i donte aq shumë.

 Panajot Boli – /sarandacity.al/  

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Festat, Greqia forcon masat: e reja duke nisur nga 19 dhjetori…

Next Post

Variant turizmi dimëror: kështu, një “vrap pele” nga Saranda

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 1

  1. เว็บตรงแท้ says:
    3 javë ago

    456283 733206Most reliable human being messages, nicely toasts. are already provided gradually during the entire wedding celebration and therefore are anticipated to be quite laid back, humorous and as properly as new all at once. best man speech 798259

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.