Ka një detaj të pathënë ndër vite sa herë që opozita, përfaqësues të saj, shkojnë për homazhe te Dëshmorët e Kombit”, ku vendosin lule te monumenti “Nëna Shqipëri”.
Ndodh kjo pra çdo 28 nëntor, që për ta është dhe festa e çlirimit, por dhe për 5 Maj, ditën e dëshmorëve, të cilën e ndërojnë dhe nuk e kontestojnë.
Në këtë rit, ata kanë njëherësh përpara dhe një prej veprave më të spikatura të babait të armikut të tyre të përbetuar politik, pra “Nënën Shqipëri” të Kristaq Ramës. Ironia vetë!
Çështja është se në ligjërimin egërshan politik, është përfshirë dhe i ati i kreut të mazhorancës. Sigurisht, nga Berisha fillimisht dhe vazhdimisht, për t’u pasuar të tjerë nën frymën e liderit.
“Edvin Kristaq Rama…” është e zakonshmja e Berishës, të cilit i njihet kjo lloj të luftës politike ku nuk kursen as familjarë të kundërshtarit, të gjallë apo të vdekur.
Por ja që dhe Berisha vetë, është detyruar sa e sa raste, kur e ka dashur puna të jetë aty, te “Dëshmorët”, për të nderuar “Nënën” e bërë nga ai, Kristaqi i Edvinit! /sarandacity.al/