Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, një ish-kryepolic në kohën e Nanos, pas një përplasje që ka patur me policinë e qytetit që drejton, i ka quajtur uniformat blu të atyshme si barkderra.
Po ç’qëndrim mbajti kryeministri Rama kur pyet mbi këtë përplasje?
“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka atë drejtë dhe nuk mund t’ia hedh lehtë pa u përpallur me ligjin për ofendim e policisë, por kur i bëhet dhe një ofendim i vazhdueshëm kur i hidhet faj për çdo gjë që ndodh, ky është një ofendim shumë më i madh se sa ai individual i një personi ndaj 2 apo 3 efektivëve.
Unë do të shqetësohesha nëse polica dhe strukturat përkatëse nuk do të kishim ndjekur rrugën ligjore, të gjitha gabojmë, të gjithë të përgjigjen për gabimet e tyre, nuk kemi një tolerim të rastit, ku një zyrtar i lartë ofendon një grup të efektivë, por ofendimi i madh është ofendimi i përditshëm dhe mungesa e mbështetjes.
Duhet ta përsëris: ne jemi të shqetësuar çdo ditë që puna të bëhet më mirë, por të thuash që disa ngjarje shumë të rënda dhe fatkeqësisht na e bëkan Shqipërinë të kthehet pas është shumë qesharake, asnjë turistë nuk po kthehet pas”, tha Rama. /sarandacity.al/