Matilda Qurku, (ish-)Sekretare e PS-së Sarandë, bëri një reagim në rrjete ndaj zhvillimeve më të reja në PD, të parat për 2022-shin, ku palët sërish u përplasën verbalisht.
Ajo, e njohur si përkrahëse e linjës Berisha, thotë se selia demokrate duhet liruar nga Basha, pa e përmendur me emër këtë të fundit, por duke bërë një rezyme të sjelljes së tij politike në vitet e opozitës dhe sot.
Njëherësh, ajo publikon posterin e protestës së paralajmëruar të 8 janarit, pra kahjes Berishës kundër Bashës në oborrin e selisë demokrate në Tiranë.
“Na thatë se luftojmë për karriget tona, por harruat që gjysma prej nesh, përfshi edhe mua në 2019 dorëzuam mandatet.
Na thatë se futemi nëpër kasaforta, por harruat që tetë vjet opozitë keni mbushur sheshet fal nesh.
Na thatë ‘horra’, por harroni që ne jemi po ata që 8 vite krah jush mburreshit se kishit ekipin më të formuar.
Na thatë ‘trafikantë’, por harruat që jemi po ne:
nëna e baballarë; bija e bijë demokratë që kemi lënë familjet e kemi protestuar në diell, në shi, ditën e natën e jemi helmuar nga gazi bashkë me ju.
Thatë e thoni shumë por harruat që ne jemi demokratë po aq, në mos pak më shumë, se ata që u servilosen nga mëngjesi në darkë, që u thonë se keni fituar e që ju përbetohen se baza është e juaja.
Na thatë që është hera e parë që Sali Berisha bën një protestë kundër partisë së vet, po harruat se ju jeni i pari kryetar opozite që i shkon populli i vet poshtë zyrës në historinë opozitare.
Lëshojeni vetë atë godinë që nuk ju përket se u bëtë gazi i botës, madje u thoni edhe kryetarëve nëpër degë të hapin selitë se nuk i keni pronë private, është pronë e përbashkët e demokratëve”, shkruan znj. Qurku. /sarandacity.al/
376873 492752Hello! I merely would like to give a huge thumbs up for the great info youve here on this post. I may well be coming back to your weblog for far more soon. 48575
773109 669379Yesterday, while I was at work, my sister stole my iphone and tested to see if it can survive a thirty foot drop, just so she can be a youtube sensation. My iPad is now destroyed and she has 83 views. I know this is entirely off topic but I had to share it with someone! 536411
490821 211224Do you mind if I quote a couple of your posts as long as I provide credit and sources back to your internet site? My weblog is inside the exact same region of interest as yours and my visitors would truly benefit from some with the details you give here. Please let me know if this ok with you. Thanks! 90582