Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Jeta s’është portal, komunikim po! Ç’mëton të jetë Sarandacity?

by PorositWeb
29 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ermir Hoxha

Në një lloj “97”-te mediatike që jeton sot dhe bota e jo vetëm Shqipëria, të hapësh një media të re në këtë të fundit, pavarësisht nëse lokale apo kombëtare, do të thotë që, si në 97-ën tonë, të jesh dhe ti prej atyre që ndjek pas berihajin e çakërdisur për të rrëmbyer armë në depot e ushtrisë, për të shtënë më pas kuturu, pavarësisht se ku shkojnë ato plumba në boshllëk apo dhe në mish njeriu duke marrë jetë.

Por siç ndodhi atëherë, ku mes atyre që rendën drejt armëve pati dhe sosh që rendën drejt tjetër gjëje, siç ka ndodhur diku në një qytet, ku dy shokë zgjodhën të ngarkojë libra nga biblioteka e repartit N, hem për t’i lexuar e hem për t’i shpëtuar, edhe kjo media e sapohapur, sarandacity, mëton të bëjë pikërisht këtë diferencë në këtë erë të çmendur informimi të dalë jashtë binarësh, për të mos qenë ajo që siç thotë Mark Twen, të keqinformon më shumë se sa të informon. Dhe diferencën e bën pikërisht linja morale që e përshkuan këtë inisiativë, e cila është interesi publik, e mira publike.

Ndaj dhe prej sot, tej ideuesve, realizuesve, drejtuesve, të punësuarve në të, kjo platformë komunikative, e cila zemrën e ka në Sarandë e trupin të shtrirë në katër bashki, pra nga Borshi e gjer në Konispol, nga maja e Sopotit e gjer në bregdet, është një pronë e të gjithëve, është një pronë publike, që fton çdo kënd të jetë kontributor dhe zë i saj.

Pikënisi kjo ide edhe nga fakti se Saranda, për vetë statusin që gëzon, e ka të nevojshëm themelimin e një komunikimi ndërqytetar, me qëllim vetëdijësimin shumëplanësh për këtë vend me shumë bekime ku jetojmë, për t’u ndjerë të bekuar në këtë fat.

Duhet të jetë një komunikim që të shpërfaqë ndërgjegjet e fjetura, të drejtojë ato të mbrapshta, të vërë në pah ato të shëndetshme, e të shërojë ato të sëmura. Duhet të jetë një komunikim që shpalosë qytetarinë e dëshiruar, idetë e larta, kreativitetin e munguar, vizionin e dëshiruar, debatin e rafinuar.

Duhet të jetë një komunikim që provon se e mira, e drejta, humania, janë tejet aktive, tërësisht të mjaftueshme për të qenë shpresëplotë se me pak përpjekje dhe optimizëm, me ndershmëri e qëllimshmëri të mirë, shpresa ngadhnjen mbi pezmin.

Ndaj, sarandacity mban dhe këtë barrë të madhe, ku synimi final është të jetë një resurs i shtuar i qytetit dhe jo një bela e shtuar, pavarësisht tundimit për ta klikuar.

Në një kohë kur në këtë “97”-të mediatike, ndodh që tërheqja është pas një media-je e cila e konsideron “jetën qejf”, viktimë e së cilës në paçavurllëkun medemek informues ka rënë dhe Saranda apo Ksamili, ne themi se siç jeta, edhe komunikimi nuk janë qejf por përgjegjësi. Tepër e rëndë madje.

Kjo është kredoja bazë e sarandacity-t dhe është koha për t’u provuar. Sepse jeta s’është portal, komunikim po! /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Butrinti e Delvina, fitore buzëqeshëse në të 15-ën javë

Next Post

E ka për herë të parë: kështu po e nis znj. Denaj kandidimin për deputete

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një krim që media kurrë s’e raporton…
Opinion

Një krim që media kurrë s’e raporton…

6 Janar, 2023
Time: Dhjetë rreziqet që kërcënojnë botën në 2023-shin
Opinion

Time: Dhjetë rreziqet që kërcënojnë botën në 2023-shin

5 Janar, 2023
Koment: Korrigjimi i defaktorizimit politik të pakicës greke
Opinion

Koment: Korrigjimi i defaktorizimit politik të pakicës greke

24 Dhjetor, 2022
Zbulohet pasuria apo modestia e Dumanit?
Opinion

Zbulohet pasuria apo modestia e Dumanit?

21 Dhjetor, 2022
E reflektuar dhe në futboll: pse s’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb?
Opinion

E reflektuar dhe në futboll: pse s’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb?

8 Dhjetor, 2022
Drama në Dropull: të vdesësh nga një qiri në 2021, si Krisanthi!
Opinion

Drama në Dropull: të vdesësh nga një qiri në 2021, si Krisanthi!

29 Nëntor, 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.