Vetëm pak ditë qeli kanë vuajtur dyshja drejtuese e 15-katëshit në qendër të Sarandës, arrestuar pas rrëzimit fatal që i morri jetën rojes Hasan Imeri.
Fjala është për administratorin Mondi Reçi dhe pronarin Aleksandër Reçi, sigurisht, asnjëri prej tyre nga Saranda.
Gjykata ka cilësuar arrestimin të paligjshëm dhe nuk ka vendosur madje as masë sigurie për dy të arrestuarit, duke i liruar në sallën e gjyqit.
Ata u arrestuan të shtunën nga Policia, ku çështja kryesore që mund t’i penalizojë në një rast të tillë është nëse jetëhumburi ka qenë apo jo i siguruar.
Në ditët apo javët në vijim pritet të ketë një verdikt drejtësie për këtë dyshe. /sarandacity.al/
576242 249019I was reading via some of your content on this internet internet site and I believe this site is truly instructive! Keep putting up. 235124