Ish-kandidati demokrat për deputet në Sarandë, Jolio Dine, përcolli një urim pa dallim, për demokratë a socialistë, të cilët startuan jetën e re parlamentare me mandatin e votuesve në Jug.
“Suksese gjithë deputetëve që në këtë mandat parlamentar do të perfaqësojnë banorët e Sarandës, Konispolit, Finiqit e Delvinës.
Interesi qytetar duhet të prevalojë mbi çdo interes të vogël partiak dhe uroj që mbi këtë moto të shtrohet edhe rruga e punës së ligjvënësve tanë.
Shpresoj dhe besoj që përfaqësuesit e të dyja krahëve politike që kanë marrë votëbesimin e bashkëqytetarëve tanë, do të dinë të punojnë për zhvillimin e zonës dhe mirëqënien e banorëve të saj”, shkruan Dine, duke përcjellë njëherësh dhe një recetë morale se si duhet të jetë politikëbërja e tyre. /sarandacity.al/