Deputeti socialist i zonës Alket Hyseni ofroi pamjet e dy kantiereve të shtrimit të rrugëve.
“Filluan sot punimet për shtresën asfaltike në Rrugën Fushë-Vërri Kalasë.
Fjalë e mbajtur për burrat e besës së kësaj zone”, shkruan Hyseni.
Më tej, nga Rëzoma kalon në Ksamil, ku raporton:
“Vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugëve ‘Labëria’ dhe ‘Magdalena’ në Ksamil. Me ndricim, punime të rrjetit të kanalizimeve dhe asfalt. Premtim i mbajtur. /sarandacity.al/