Kryeministri Rama shkoi më tej në kritikat e tij ndaj biznesit lidhur më pagat e ulëta, në një fushatë nxitëse për paga më të larta në sektorin privat.
Në një prej fasonerive të Korccës, kryeqeveritari u përmendi atyre miliardat në kurriz të grave, apo shtëpitë e treta, duke kaluar dhe në kërcënime të drejtpëdrejta.
“Kam një mesazh për dy a tre individë që nuk po jua përmend emra, që janë pronarë në industrinë prej material porositësi dhe nuk u japin grave atë rrogë që meritojnë.
Unë u cccoj një mesazh që të rregullojnë urgjentisht marrëdhëniet me ato gra që punojnë aty. 40 mijë lekshin nuk duhet ta diskutojnë aspak, duhet ta japin në bankë.
Bëjnë mirë të marrin avokatë nëse janë analfabetë dhe nuk dinë të lexojnë ligjin. Ta lexojnë dhe të shohin se çfarë pasojash kanë nëse u hanë hakun punëtorëve tek paga.
Nëse nuk futen në kornizën e ligjit, do më kenë mua tek fabrika, për t’i bërë leckë në sy të të gjithë popullit shqiptar. Dhe pastaj t’u rrojnë miliardat, t’u rojnë miliardat dhe shtëpitë e treta, sepse do ta kenë për turp të shohin në sy fëmijët e tyre. Sepse ato gra janë si motrat dhe nënat e tyre që meritojnë hakun”, tha Rama, duke u kujtuar luftën tjetër që ka trokitur, atë për krahun e punës.
“Sipërmarrësve u them: ua njohim të gjithë kontributet, por ama atyre sipërmarrësve që nuk do kuptojnë se kemi hyrë në një luftë në Europë për krahun e punës, do t’i godasim pa asnjë mëshirë, do i bëjmë shembull..,”, tha Rama. /sarandacity.al/