Policia e Sarandës arrestoi një shtetas korçar në kërkim për afera droge.
I dënuar por i liruar me kusht, me pranga në duar ai do udhëtojë nga Saranda drejt Korçës, ku e pret qelia.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar, “Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim.
46-vjeçari do t’i dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale”. /sarandacity.al/