Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kokëdhima i rikthehet “Lazaratit legal”: ç’propozova në 2014 për kanabisin

by PorositWeb
3 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i plotfushëm i Jugut, Koço Kokëdhima, i është rikthyer idesë së tij të legalizimit të kanabasit, kundërshtuar fort në kohën e lançimit të saj, fill pas mbylles së Lazaratit si fabrikë kultivimi e trafikimi, sidomos nga ish-ministri i Rendit Saimir Tahiri. Gjithashtu dhe nga Rama por më butë.

“Miqtë e mi! Ju ftoj të lexoni deklarimet e mia për ekonominë legale të kanabisit dhënë për portalin okruzenje.net, (shqip fqinjësia), me qendër në Beograd, një inisiativë e përbashkët e Fondit Europian në Serbi për Ballkanin Perëndimor”, e nis statusin e tij të fundit në FB, njeriu që tashmë nuk është më faktor politikë.

“Koço Kokëdhima: Kanabisi kultivohet, unë kërkoj vetëm legalizimin

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Projekti im për ekonominë legale të kanabisit ka gati 7 vite që është bërë publik. Ajo që propozova më 20 nëntor 2014, në Kuvendin e Shqipërisë, nuk synonte lavdinë dhe pasurinë time personale, por ishte projekti për zhvillimin dhe pasurimin e vendit dhe të shqiptarëve.

Prej shumë vitesh dhe gjithnjë e më tepër, bota po e përdor kanabisin në të mirë të njerëzimit. Mbi 30 shtete kanë legalizuar kanabisin rekreativ dhe harta vijon të zgjerohet, ndërsa ekonomia e tij pas 5 vitesh pritet të shkojë 100 miliardë dollarë. Vetëm politikanët shqiptarë vazhdojnë ta refuzojë këtë ekonomi për vendin, sepse e duan kanabisin vetëm si burim të mirash për mafien e pushtetin dhe si burim të këqijash për rendin, sigurinë, qytetarët dhe shtetin.

Vizioni im për ekonominë botërore të kanabisit përkon me tezën progresive të shumicës së opinionit publik, i cili e mbështet projektin që Shqipëria të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve të saj për të përdorur kanabisin dhe të gjitha ilaçet që burojnë prej tij për trajtimin efektiv të mbi 170 sëmundjeve, që nuk kanë mjekime me medikamente alternative; që Shqipëria të kultivojë kanabis për eksport, për shkak se industria e kanabisit farmaceutik në botë është një industri shumë miliardëshe dhe vendi ynë ka ende mundësi të përfitojë nga kjo industri; që vendi ynë, edhe pse ilegalisht, ka prodhuar në gjithë këto vite kanabis me cilësi të lartë dhe të njohur në Evropë; që një politikë e drejtë dhe largpamëse mund të rikuperojë pjesërisht e minimalisht dëmet e mëdha që ju bënë Shqipërisë duke e privuar nga ekonomia botërore e kanabisit legal.

Ne e hapëm këtë debat të parët në rajon dhe, ndërsa vendet fqinje po ecin përpara, Shqipëria vetëm humb kohë. Unë fajësoj për këtë zyrtarët e lartë të qeverisë dhe lidershipin e Opozitës, që janë të implikuar në interesat e kultivimit dhe trafikimit ilegal të kanabisit, për përfitime politike dhe financiare.

Deklarata demagogjike e Qeverisë një vit më parë për të legalizuar kanabisin mjekësor forcoi bindjen time se ajo ishte diktuar nga paniku në rritje që krijoi situata shumë e rëndë ekonomike dhe financiare e vendit, pas tërmetit, pandemisë dhe rrënimit të buxhetit të shtetit prej PPP-ve, koncesioneve dhe borxheve.

Në realitet Shqipëria duhet bërë sa më parë pjesë e hartës botërore të ekonomisë legale të kanabisit, ndryshe vendi do të mbetet deri në fund jashtë kësaj ekonomie të rëndësishme që na sjell vetëm përfitime, me thithjen e investimeve e hapjen e vendeve të reja të punës, fuqizimin e shtetit dhe të qytetarëve, largimin e përdoruesve nga trafikantët duke dobësuar mafien e kanabisit dhe duke u dhënë ilaçe pacientëve.

Fakti që edhe në vitin 2021, Shqipëria është e kanabizuar, që tonelatat e drogës vërshojnë jashtë kufijve, që trafikantët kanë lejen dhe bekimin e qeverisë e të zyrtarëve të saj, që milionat e pista të gjeneruara po pastrohen në ndërtim dhe ekonomi, është tregues se politika shqiptare nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, se ajo dhe mafia e kanabisit janë shkrirë në një biznes të përbashkët, duke sakrifikuar interesat e zhvillimit të vendit dhe të popullit.

Shqipëria nuk e ka luksin që të bëjë fushatë demagogjike me ekonominë kombëtare të kanabisit, apo t’ia lerë në dorë deri në fund këtë potencial eksponentëve të trafikut ilegal të kanabisit dhe klientëve të qeverisë. Ajo duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme, duke patur si modele ato që janë zhvilluar me sukses në Kanada dhe Gjermani.

Gjatë kësaj dekade, e gjithë bota demokratike do ta ketë legalizuar kanabisin rekreativ dhe ne, më shumë se të tjerët, kemi nevoja dhe arsye më të shumta që ta bëjmë sa më shpejt legalizimin e ekonomisë së kanabisit për qëllime mjekësore dhe rekreative”, përfundon statusin e tij, me bazë një propozim, qëndrim e shpjegim, ish-deputeti i Sarandës. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Provimet e Maturës: kryebashkiakja e Delvinës “rikthehet” në gjimnaz

Next Post

Matura: mëngjes provimesh te “Hasan Tahsini”, edhe “On Line”-i në test

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 3

  1. supplements says:
    3 muaj ago

    411403 833327Hello DropshipDragon provides dropping for quality, affordable products direct from China to your customers. Perfect for eBay sellers and internet site owners alike! 692691

  2. ufabet777 says:
    2 muaj ago

    710136 827287hi this post aid me full . .in case you want watches men visit my sites is extremely aid you for males watches. .thank man good job. 926894

  3. best gym equipment shop says:
    1 muaj ago

    997991 349525This post post created me think. I will write something about this on my weblog. 154243

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.