Më pak së 20 vite më pare, më saktë 19, më 26 korrik të vitit 2002, pushoi së rrahuri zemra e Myrteza Lekës, kompozitorit, mjeshtrit të këngëve për fëmijë dhe sazeve të Delvinës, artisti që la gjurmë të pashlyshme në jetën artistike, jo vetëm në rrethin e Sarandës por dhe në mbarë vendin.
Ai është krijuesi i 35 këngëve për fëmijë, një prej të cilave e shumënjohura “Shi shi, lagna shi”, e cila zuri vendin e dytë në Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmije në Shkodër. Eshtë autor i 64 këngëve të sazeve të Delvinës, i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë, i pjesëve instrumentale, rapsodi, dhe deri në komedi muzikore, si “Çështje Familjare”.
Myrteza Leka në vitet ‘70 organizoi dy festivale të këngës dhe 5 anketa muzikore, me dhjetra koncerte, ansamble si dhe drejtoi fanfarën e qytetit.
Krijimtaria e tij artistike zinte vendin kryesor në repertorin e ansamblit “Butrinti” të Sarandës.
Për nder të kësaj figure madhore të muzikës, sarandacity.al, transmenton një dokumentar të realizuar në vitin 2007, ku intelektualë si Enver Isufi, Astrit Llanaj, Shuaip Mehmeti, Eduart Rexhini, apo personalitete të muzikës si Limoz Dizdari, muzikanti Adem Daci, instrumentistët QamiLl Musta e Robert Zenuni, këngëtarët si Telemak Papapano, Pranvera Brinja, Fani Kumbuli etj., përcjellin kujtimet dhe përjetimet e tyre plot emocion për Myrteza Lekën.
Ky dokumentar është dhe një homazh për veprën e krijimtarin që ai ju la pas brezave. /sarandacity.al/
https://youtu.be/aohWFRQAV8I