Bashkia e Konispolit u bë lëmsh sot teksa ngatërroi dy data historike me njëra-tjetrën.
Ajo shkroi se 29 mars 1944 (pra sot), është “dita e rënies së 12 dëshmorëve të Rezistencës Frontale 55-ditore të popullit të krahinës së Konispolit.
Nder dhe lavdi në shekuj të të rënëve të luftës”, shkruan Bashkia Konispol në faqen e saj.
Por në fakt, ky ngjarje i përket gushtit e jo marsit.
Sot është 77-vjetori i Clirimit te Konispolit nga Batalioni “Çamëria”.
Më saktë, në betejën për çlirimin e Konispolit 72 vjet më parë, humbën jetën me në luftë me gjermanët 12 të rinj, pjesë e kësaj krahine. Ata janë: Adem Sheme, Avdul Malo, Bajram Cene, Daut Bajrami, Et’hem Musai, Gaqo Lula, Qemal Kuçuku, Sami Bejdo, Qirjako Dhroso. Mes tyre në këtë beteje humbi jetën edhe një oficer italian, i cili ishte në përbërje të batalionit “Çamëria”. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?