Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Fati i çmendur i një vajze me emrin Saranda: ç’i ndodhi politikanes së sotme 22 vjet më parë

by PorositWeb
29 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Saranda ka qenë ndër emrat e preferuar të prindërve kosovarë për fëmijët e tyre, sidomos në gati 50 vite ndarjeje për arsye ideologjike.

Dhe një Sarandë e tillë, fëmijë 13 vjeçe, do përjetonte tmerret serbe në luftë, duke marrë në trupin e saj të brishtë plot 16 plumba.

 Sot ajo është në krye të ligjvënies kosovare. Bëhet fjalë për Saranda Bogujevcin.   

Më poshtë është një shkrim dedikuar asaj, i cili pra, lidhet me emrin Sarandë, të cilën ajo mban.

A keni dëgjuar për Saranda Bogujevcin? Ajo është një vajzë mrekulli. Ajo është një luftëtare. Ajo është një person që mbijeton pavarësisht nga e keqja dhe kafshët e së keqes dhe luftës. Ajo është një mrekulli që tregon se jeta është e pashkatërrueshme. Ajo është një ferrë në sy e përbindëshave nacionalistë!

Ajo është një vajzë që tregon një histori të mahnitshme, të frikshme dhe të vërtetë me jetën e saj.

Saranda Bogujevici, nga një vajzë që u masakrua nga “Scorpions” 22 vjet më parë, nga një fëmijë që u qëllua 16 herë, sot është Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Saranda dëshmon me jetën e saj për të keqen që trupi i saj, shpirti dhe zemra vuajti dhe mbijetoi.

Por le të kujtojmë atë ditë të tmerrshme prej “Akrepave” serbe:

Pikërisht, 22 vjet më parë, më 28 mars 1999, një masakër e përmasave të papara ndodhi në rrugën “Rahman Morina” në Podujevë. Njësia serbe “Akrepat”, pikërisht ajo që mori pjesë aktive në gjenocidin e Srebrenicës, me qentë e saj të luftës, hyri në oborrin e familjes së Halim Gashit dhe vrau brutalisht 14 gra dhe fëmijë.

Saranda Bogujevci ishte 13 vjeçe. Sheh se si “Akrepat” i shtyjnë ata në fund të kopshtit. I sheh ata duke qeshur e duke goditur gra dhe fëmijë. Pastaj, me një tërbim dhe çmenduri, ata i shtyjnë të gjithë, 19 prej tyre në rrugë.

Saranda vendos mekanikisht duart në xhepat e saj, për të mbrojtur veten nga ata sy të çuditshëm të ligë që erdhën kush e di se nga ku për t’i vrarë. Asnjë person i arsyeshëm nuk e di pse. Dhe ata “Akrepat” erdhën, për të vrarë të dobëtit si hiena, pikërisht në Kosovë.

Saranda dëgjon ushtarë me uniformë duke u tallur me fëmijët. Ushtari pyets se kush është nëna e fëmijës? Nëna e Sarandës shfaqet e zbehtë. Vetëm pas disa sekondash gratë dhe fëmijët u sollën në fund të oborrit.

Saranda dëgjon tezen e saj Shefkat duke u folur monstrave në serbisht: “Janë thjesht fëmijë … si mundesh, a ke zemër?”

Dhe pastaj fillon ferri i të shtënave në masë. Ushtarët qëllojnë në mënyrë çmendur, fillimisht në gratë që bien në oborr dhe më pas kalojnë te fëmijët.

Saranda Bogujevci thotë për atë moment:

“Më qëlluan në këmbë. Dikush po mërmëriste. Ata qëlluan përsëri. Më pas u godita në krah dhe në shpinë. Ngrita kokën dhe pashë vëllain Genc duke më thënë: ‘shiko çfarë i bënë vëllait tonë’, të cilit i ishte hequr koka”.

Saranda mori dy plumba në këmbë, një në pjesën e prapme dhe 13 në krah. 16 plumba ferri te një fëmijë. Por ajo qe akoma me fat. Ajo mbijetoi. Dhe kështu gjysmë e gjallë, ajo ktheu kokën në anën tjetër. Dhe në anën tjetër qëndron vëllai i saj Fatos me një vrimë në bark. Ky kaos zgjat vetëm një minutë, mbase dy…

Atë mëngjes, 28 Mars 1999, shtatë fëmijë dhe shtatë gra u vranë në oborrin e Halim Gashit.

Ndërsa Saranda, nga vullneti i Zotit, mbeti një nga fëmijët e mbijetuar.

Dhe sot?

Sot, kjo grua e re, gjendet si Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. E në vend të urrejtjes ajo mbron dialogun, mbron gjithëpërfshirjen e të gjithë anëtarëve të shoqërisë kosovare.

Në një intervistë me Reuters në 2017, Saranda do të thotë:

“Unë e dua jetën, por në të njëjtën kohë ndjej se kam një detyrim moral ndaj Kosovës për të bërë diçka bazuar në ato që kam përjetuar.” /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Bashkia e Konispolit ngatërron datat historike: gushtin e sjell në mars

Next Post

Deputeti Alket Hyseni: Fotoja e fundit me Finon, e kush do ta besonte…

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues
Kujtesë

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues

28 Janar, 2023
Biseda e rrallë e ‘90-ës: kur Berisha e Rama ishin në një mendje
Kujtesë

Biseda e rrallë e ‘90-ës: kur Berisha e Rama ishin në një mendje

6 Janar, 2023
Si u ndriçuan Krishtlindjet nga shpikësi i llampës
Kujtesë

Si u ndriçuan Krishtlindjet nga shpikësi i llampës

23 Dhjetor, 2022
Urimi i fundit ortodoks për Krishtlindje, para një monstruoziteti komunist
Kujtesë

Urimi i fundit ortodoks për Krishtlindje, para një monstruoziteti komunist

23 Dhjetor, 2022
Viti1940: uria e madhe në Greqi
Kujtesë

Viti1940: uria e madhe në Greqi

11 Dhjetor, 2022
Përvjetori: plumbat historikë të një “trimoshi” sarandiot
Kujtesë

Përvjetori: plumbat historikë të një “trimoshi” sarandiot

17 Maj, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.