Kjo është sasia e drogës që iu gjet efektivit të Shqiponjave” të Sarandës Lavdosh Metaj në shtëpinë e tij.
Siç u njoftua zyrtarisht nga Policia e Sarandës, njeriu i tyre që paguhej për të zbatuar ligjin, ishte zhytyr prej kohësh në botën e narkotikëve, duke qenë si kultivues e si shpërndarës i tyre.
Ai vepronte kryesisht në lokalet e natës. Këto të fundit, nuk është çudi tashmë, njihen si vatra të përdorimit të narkotikëve.
Lavdosh Metaj, me origjinë nga Ballshi e banim në Sarandë, me foto që tregojnë jetën e tij jo prej polici, qoftë dhe në atë private, pritet të ballafaqohet me akuzat në gjyq. /sarandacity.al/