Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj

Qasja e Auron Tares: Greqia në këmbë për një gjakprishur, Shqipëria hesht për një patriot

by Saranda City
27 Shtator, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesi Auron Tare i është qasur një krahasimi me theks denoncues për dy raste, atë të Belerit dhe Dritan Goxhajt. Të dy në burg, por ndryshe ka interes për njërin e ndryshe për tjetrin.

Shkruan Tare:

Fredi Beleri, një ish-banor i Progonatit në malësitë e thella të Tepelenës, i vetëshpallur si grek, i akuzuar (por jo i dënuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti-shqiptare, i zgjedhur në mënyrëë demokratike si Kryetar i Bashkisë së Himarës, me mbështetjen politike të një ish-kryeministri dhe ish-presidenti, tashmë në burg. Për ta çuar në karrigen e fituar Belerin e Progonatit, është hedhur në sulm diplomacia helene në nivelin më të lartë të mundshëm. Beleri është një emër i njohur në kancelaritë euroatlantike dhe personalitete të shquara të politikës greke vijnë çdo javë në Shqipëri për t’i bërë presion politikës shqiptare që ta lirojë.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anëtar i UÇK-së, i cili në kohën më kritike për kombin e tij iu përgjigj thirrjes së ndërgjegjes kombëtare. Shërbeu në ushtrinë guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u bë e pavarur, vazhdoi jetën e tij modeste pë kërkuar as shpërblime dhe as medalje. Sot është në burgjet e shtetit të tij për një intervistë(në median e lirë dhe të pavarur demokratike ku presupozohet të thuash mendim tënd). Për Goxhajn nuk interesohet askush nga diplomacia jonë, të paktën publikisht, as ish-kryeministri apo ish-presidenti. Po ashtu, si opinioni publik e si politika nuk kanë ndonjë interes të dukshëm për çështjen e tij. Për Goxhajn nuk ka as shoqatë avokatësh që ta mbrojnë publikisht, as kryetarë bashkish dhe as kryeministra. Dritani është i vetëm në qeli, për ironi të fatit ndoshta shumë afër me qelinë e Belerit nga Progonati”.

Tare përcjell kështu nja apel ndërgjegjësues mbi fatin e Dritan Goxhajt, viktimë e Speciales së Kosovës e cila tashmë mund të cilësohet dhe si famëkeqe, për vetë arrestimet e krerëve të UÇK-së, me të cilat s’është dakort as vetë Rama. Por Rama dhe qeveria e tij nuk po bëjnë asgjë, për sa kanë në dorë, për të mos ia dorëzuar Speciales famëkeqe një model atdhetarie dhe qytetarie si Dritan Goxhaj. /sarandacity.al/   

Previous Post

Ky delvinjot, në shënjestër të OMONIA-s: Nacionalist dhe antihelenik!

Next Post

Transplanti i dytë i zemrës nga derri te njeriu

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore
Politikë

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore

28 Nëntor, 2023
Pavarësia e tre njëshave, handikapi historik që ende vazhdon…
Shoqëri

Pavarësia e tre njëshave, handikapi historik që ende vazhdon…

28 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Agjencia spanjolle: Tre arsye për të vizituar Shqipërinë

26 Nëntor, 2023
Një mal nën det, dy herë më i lartë se Burj Khalifa!
Fenomen

Një mal nën det, dy herë më i lartë se Burj Khalifa!

28 Nëntor, 2023
Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke
Politikë

Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke

25 Nëntor, 2023
Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet
Turizëm

Përshkrimi: Plazhet e Rivierës shqiptare, rivale me Maldivet

25 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.