Ish-kreu demokrat Berisha avancoi më tej në betejën e tij me pasardhësin Basha, në një çarje të rëndë “babë e bir” politik, ku nga Shkodra, në “Foltoren” e radhës, lëshoi ndaj tij dhe një kërcënim.
“Në këtë iPad kam shumë dokumente që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra.
Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar.
I kam kërkuar të japë dorëheqjen në 2017, kam thënë se kryetari duhet të jepte dorëheqjen. Por nuk kam ndërhyrë në problemet e brendshme të partisë dhe nuk kisha projekt për rikthimin në krye”, tha Berisha. /sarandacity.al/