Frank Westgard, 56-vjeçari norvegjez që ndërroi jetë këtë të premte në Ksamil, kishte ardhur në Shqipëri para tre ditësh nga Ukraina.
Ai shoqërohet nga mikesha e tij në këtë udhëtim turistik drejt perlës së Jonit, i cili mbledh shumë vizitorë dhe nga vendet nordike, nga ishte dhe i ndjeri.
Në postimet e tij në Facebook, fotot e fundit të postuara janë pikërisht nga aeroporti i Ukrainës para të ditëve.
Ndërsa ditën e sotme ai ka postuar një fotë nga pushimet që po bënte në Ksamil.
Rërë, një shishe birrë dhe deti i kaltërt, janë pamjet e postuara para disa orëve, ku miqtë e tij vazhdojnë ta urojnë “Pushime të mbara!” Eh, sikur ta dinin….
Nga ana tjetër duket cinik fakti që ai do ishte pacient i qendrës së re shëndetësore në Ksamil, promovuar ditë më parë nga kryeministri Rama, si pjesë e një rrjeti shërbimi shëndetësor në kohë sezoni e jo vetëm. /sarandacity.al/