Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kur Shqipëria hoqi dorë nga Çamëria e Greqia nga Vorioepiri: ç’ndodhi 50 vjet më parë mes fqinjëve

by PorositWeb
6 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shkrim nga Dr. Glevin Dervishi, i cili i kushtohet 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë –  6 maj 1971 – thuhet se që nga përfundimi i luftës Greqia imponoi tensione me Shqipërinë

“Në përfudim të Luftës së Dytë Botërore, Greqia e gjeti veten të përfshirë në luftë civile e cila si një luftë me karakter ideologjik implikonte dhe fqinjët e saj veçanërisht Shqipërinë pasi qeveria komuniste e Tiranës i dha mbështetje gueriljeve komuniste greke, duke shënuar kështu një etapë problematike të panevojshme në raportet dypalëshe.

Gjatë viteve 1949-1953 politika greke e mbajtjes së gjendjes së tensionit me Shqipërinë shfaqej në disa drejtime; në mbajtjen e gjendjes së luftës, në vazhdimin e parashtrimit dhe të propagandimit të kërkesave territoriale ndaj Shqipërisë, në provokimet kufitare dhe veprimtaritë subversive diversioniste greke në kufijtë dhe brenda territorit shqiptar”, shkruan autori në një studim të publikuar në GazetaSi.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas tij, “rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve erdhi në një moment specifik për Greqinë, e juntës ushtarake të kolonelëve dhe Tirana nën regjimin komunist të Hoxhës”.

“Si rezultat i tensionimeve Greqi-Turqi për çështjen qipriote, e cila ishte në fazën e vet më problematike në vitet 1970, vendimmarrja politike në Athinë vendosi që të përmirësonte marrëdhëniet me Tiranën”, vijon autori, duke argumentuar se “për Greqinë, Shqipëria komuniste ishte vija e takimit të Bllokut Perëndimor me atë Lindor, për më tepër që një dekadë më parë ishte pika e takimit të dy blloqeve ushtarake më të mëdha të kohës. Në aspektin e sigurisë, rivendosja e marrëdhënieve me Shqipërinë, e cila për nga pikëpamja e kapaciteteve ushtarake në vitet ’70 jetonte momentet e saj më të mira, përbënte një siguresë më tepër për Greqinë, e cila ndryshonte gjendjen e gatishmërisë ushtarake aktive në kufirin verior. Lëvizja e juntës për të rivendosur marrëdhënie me Tiranën mund të shihet dhe si dëshmi e izolimit, në të cilën kishte hyrë udhëheqja ushtarako-politike greke në atë periudhë dhe si një qasje solidarizuese mes dy vendesh, relativisht me miq të pakët të vërtetë në arenën ndërkombëtare të kohës”.

Por çfarë lëshuan palët për të mundësuar një klime të re marrëdhëniesh?

“Për të mundësuar rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe u zgjodh që të shtohej komunikimi mes përfaqësuesve të të dy vendeve në OKB, Sami Baholli dhe Dimitris Bitsiotis, në janar 1971, ku palët ranë dakord që të rivendosin marrëdhënie diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët.

Në hapat e fundit para arritjes së marrëveshjes për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike u zhvillua një proces i mundimshëm llogaritjesh, propozimesh e kundërpropozimesh, lëshimesh e tërheqjesh taktike nga palët ku mund të evidentojmë se: Pala greke pranoi të heq dorë nga kalimi nëpërmjet një forumi ndërkombëtar për të kërkuar rivendikime territoriale me Shqipërinë para se të rivendoste marrëdhënie diplomatike, apo pasjen e një pozite të veçantë për minoritetin grek në Shqipëri; çështja e ‘Epirit të Veriut’ do të lihej ‘të flinte’ të paktën për momentin.

Pala shqiptare hoqi dorë nga Çështja Çame duke ja lënë atë historisë, u tërhoq nga kërkesa drejtuar Greqisë që të deklaronte mosekzistencën e Ligjit të Luftës, mosinsistimi për njohjen e vlefshërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, apo lënien në heshtje të ekzistencës së shqiptarëve në Greqi.

Me heqjen dorë nga pala shqiptare të Çështjes Çame dhe lënien në heshtje të ekzistencës së shqiptarëve në Greqi u krijua një disbalancë politike çka i jepte mundësinë Greqisë që të shtonte presionin për trajtimin e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut”, konkludon autori Glevin Dervishi. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Gurma (jo kryetari) dërrmon Skraparin, Delvina kokëulur dhe në Përmet

Next Post

E padenjë për kohën dhe vendin: Saranda, në terr për shumë minuta

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 2

  1. Sarah says:
    1 muaj ago

    571563 106131To your organization online business owner, releasing an critical company will be the bread so butter inside of their opportunity, and choosing a wonderful child care company often indicates the certain between a victorious operation this really is. how to start a daycare 449947

  2. Code of destiny says:
    3 javë ago

    I’m extremely inspired together with your writing skills and also with the format on your blog. Is this a paid subject matter or did you modify it your self? Anyway stay up the nice high quality writing, it is uncommon to peer a nice blog like this one today!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.