Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kuriozitet: një ishull që më mirë mos të shkosh!

by PorositWeb
9 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ishulli brazilian Queimada Grande ose Snake Island nuk quhet i tillë pa asnjë arsye. Ky ishull rrënqethës është shtëpia e një prej specieve më vdekjeprurëse të gjarpërinjve në botë, gjarprit të artë, helmi i të cilit praktikisht shpërbën mishin e njeriut. Ishulli është rreth 32 kilometra larg bregdetit të Sao Paulos.

Eshtë vlerësuar se ka rreth 4,000 prej këtyre gjarpërinjve në ishull, të cilët ushqehen kryesisht me zogj. Njerëzit nuk jetojnë fare aty, askush nuk është atje, dhe ka vetëm një far të ndërtuar mbi të në shekullin XIX. Qeveria braziliane ka ndaluar rreptësisht një vizitë në ishull me një përjashtim – çdo disa vjet, shkencëtarët dhe biologët që studiojnë gjarpërinjtë mund të shkojnë aty.

Të gjithë të tjerët që përpiqen të arrijnë në ishull ndëshkohen nga qeveria braziliane me gjoba të larta. Kishte madje përpjekje për të shfarosur gjarpërinjtë nga ishulli duke djegur të gjithë ishullin, por plani dështoi.

Gjuetarë vijnë herë pas here në ishull për të gjuajtur gjarpërinjtë e artë, çmimi i të cilëve në tregun e zi arrin një pabesueshme 30,000 dollarë. Gjegjësisht, industria farmaceutike beson se helmi i tyre  mund të përdoret në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, mpiksjen e gjakut apo edhe si një kurë për kancerin.

Ekziston gjithashtu një legjendë për një thesar të varrosur aty. Sir Thomas Cavendish ishte një eksplorues i famshëm anglez i shekullit të 16 -të, i cili e fshehu plaçkën e tij nga një udhëtim diku pranë bregdetit brazilian për ta mbrojtur atë nga piratët.

Thesari nuk u gjet kurrë, dhe supozohet se ai e fshehu atë pikërisht në Ishullin e Gjarprit.

Disa vjet më parë, Discovery Channel publikoi një raport nga ekipi i tij, i cili është një nga të paktët që lejohet t’i afrohet ishullit, rreth asaj se si thesari Inca mund të fshihet në ishull, kjo është arsyeja pse qeveria braziliane është vazhdimisht e kujdesshme ndaj kujtdo që vjen në ishull.

Konkretisht, ka shumë gjuetarë për thesaret e humbura dhe sot ata po studiojnë se ku mund të gjenden vlerat e lashta apo pasuria e plaçkitur që piratët kanë fshehur. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Xarë: kanabis në vend të mandarinave, dy sarandiotë të arrestuar (emrat)

Next Post

Një denoncim dhe një apel për vaksinim nga qeveria

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023
Gazetarja greke “lë nam” në transmetim
Sociale

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

29 Gusht, 2023
Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?
Sociale

Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?

28 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.