Mund të thuhet se ajo frymon me pozinë: thith motive e nxjerr vargje.
Junilda Murto, gjimnaziste në “Hasan Tahsini” në vitin e dytë, nisi të hedh vargjet e para në letër që kur ish në klasë të tretë.
Ia kushtoi mbesës së saj. Prej aty, jeta i rredh në vargëzime. Një çame nga Vërva, pak vite më pas, ajo do shënonte një rekord në krijimtari poetike.
Pas 60 poezive të bëra në dy vjet, pra deri në klasë të pastë, mes klasës së 7 dhe të 8, në 6 muaj ajo do krijonte 110 poezi kushtuar Çamërisë.
Impresionin e parë për krijimet e saj, ajo thotë se e morri nga një mësues, i cili i cilësoi ato të një niveli të lartë për shkak të strofës së gjatë.
Nga ana tjetër, dy mësuesë të tjerë, njëherësh krijues, Hamit Taka dhe Bashkim Balani, kanë qenë si frymëzuesit e saj t’ju përkushtuar poezisë.
Siç thotë Junilda, poezitë e saj janë recituar në aktivitete të ndryshme, siç ka qenë një i tillë në fshat çdo vit, me temë “Çamërinë”.
E gjithashtu në gjimnaz, krijimet e saj janë të pranishme në çdo aktivitet me karakter kulturor.
Aty, ajo veçon dy mësuese si mbëshetëse të saj, atë të letërsisë Polikseni Jovani dhe mësuesen kujdestare Klarida Qendro.
Por a po mendon Junilda për një libër tashmë pas kaq vitesh krijimtari?
“Ende nuk ndihem e sigurt për kualitetin e tyre”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se padyshim, e ardhmja patjetër që do ishte libri me poezi.
Por a do ndjekë ajo studimet për letërsi me këtë talent të vargëzuari?
Përgjigja është befasuese: “Jo! Do studioj për Lokopedi(specialiteti që merret me të folurën e të miturve)”.
Megjithatë, ajo thotë se poezia do jetë bashkëudhëtare e jetës së saj, sepse ajo tashmë është dhe frymëmarja e saj. /sarandacity.al/