Në historinë 30-vjeçarë të politikës së deritanishme post-komuniste, veç aspekteve negative, ka të tilla që përbëjnë model etike. Një i tillë ju atribuohet dy figurave politike nga Delvina.
Të dy në pozicione të kundërta, madje me në mes ndjeshmërinë patriotike, për të mos thënë nacionaliste, ata kurrë nuk u përplasën me njëri-tjetrin; përkundrazi, ofruan urtësi në mesazhe dhe mënyrën e të bërit politikë.
Njëri është Sabri Godo, tjetri Vasil Melo. Njëri themeloi dhe drejtoi Partinë Republikane për shumë vite, tjetri drejtoi PBDNJ-në.
Ndërkohë, që të dy bashkëpunuan për Kushtetutën e vitit 1998. Godo ishte bashkëhartues i saj Kushtetute, e cila vijon dhe sot të rregullojë jetën institucionale shqiptare, ndërsa Melo ishte në komisionin e Kushtetutës si n/kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Por le të ndalemi pak te i ndjeri Melo. Ai ishte i brezit të dytë në udhëheqjen e PBDNJ-së dhe, pas marrjes së drejtimit në 97-ën e tutje, fill pas procesit i të gjashtëve nga minoriteti, e bëri këtë forcë vërtet përfaqësuese të minoriteteve në Shqipëri, pa u ngushtuar vetëm në atë grek. Pakica serbe në Shkodër e ajo vllehe në Korçë, nisën të ishin faktor në këtë forcë, e cila fitoi një tjetër karakter, ndërsa politikisht arriti suksesin e të paturit të 5 deputetëve në parlament. Pas ikjes së Melos, PBDNJ u morr nga Dule, i cili pothuajse e prishi trashëgiminë qytetare e aspak nacionaliste të paraardhësit të tij flokëbardhë.
E kur sot politika është në përvëlim nga gjuha e ashpër, është rasti të kujtohen këta dy delvinjotë të urtë, Sabri Godo e Vasil Melo, të cilët përçonin etikën e munguar sot e gjithë ditën në luftën politike. /sarandacity.al/
971751 304168quite nice post, i truly adore this web web site, maintain on it 411259
83406 107176There is an ending. Just remember that I meant for this to be an art game. I do feel like I spent an inordinate amount of time on the much more traditional gameplay elements, which may possibly make the meaning with the game a bit unclear. Should you mess about with it though, youll discover it. 325081
619432 177168Spot lets start on this write-up, I seriously believe this amazing site requirements much more consideration. Ill much more likely once again to read a fantastic deal more, many thanks that information. 163655
316454 633267Oh my goodness! a fantastic post dude. Thank you Even so I will be experiencing problem with ur rss . Dont know why Can not subscribe to it. Will there be any person getting identical rss difficulty? Anybody who knows kindly respond. Thnkx 933215