Kreu i PD-së në Delvinë, Hari Imeri përcolli në mesazh të fundit në mbyllje të fushatës, duke u kërkuar bashkëqytetarëe të tij që të votojnë për “ndryshimin”, fjalën kyç që përcaktoi kauzën e opozitës në ëkto zgjedhje.
“Edhe dy ditë kanë mbetur nga momenti ku ju do t’i drejtoheni kutive të votimit, për të votëbesuar drejtuesit që me vendimmarrje do të na përfaqësojnë për 4 vitet e ardhshme.
Dilni dhe votoni masivisht, vota juaj është e garantuar, ajo do të mbrohet me guximin, drejtësinë dhe korrektësinë më të madhe.
Votoni lirshëm sepse vullneti juaj nuk do të dokumentohet dhe askush nuk do ta lexoj atë.
Apeli im është të ndëshkojmë me votë të ndëshkueshmen, sepse nëse harrojmë vuajtjet e shkaktuara nga padrejtësitë e kësaj qeverie, do të jemi të destinuar të vuajmë sërish”, shkruan ai ndër të tjera. /sarandacity.al/