Lefter Çipa, më saktë grupi me emrin e të madhit e të ndjerit Lefter Çipa, ka marrë kurorën e eventit polifonik “Netët e Bejkes së Bardhë, organizuar në Pilur.
Ky event u organizua për dy ditë me radhë, në datat 05, 06 qershor.
Në të morën pjesë grupe polifonike nga rrethet Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Mallakastër, Gramsh si dhe Bashkia e Himarës.
Këtë vit Festivali ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa “Nder i Kombit”
Në mbyllje të Festivalit, juria ndau këto vlerësime:
Çmimi i parë “Lefter Çipa” , grupi i Pilurit, Himarë
Çmimi i dytë “Kujtim Mici”, grupi i Bënçës, Tepelenë
Çmimi i Tretë “Koço Çakalli”, grupi ” Argjiro”, Gjirokastër. /sarandacity.al/
https://youtu.be/K8ZsdncSVDk