Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shqiptarëve në Greqi u vjen “në majë të hundës”: Ejani të protestojmë për doganat!

by PorositWeb
8 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka lajmëruar se në orën 18:00 do të organizojë një protestë paqësore në Sintagma për hapjen e kufijve

Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.


“Hapni  tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër, si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë, ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë, të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?

Përse duhet të ‘ndëshkohen’ me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë demokratike në një protestë paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare  për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në Sheshin Sintagma!”, është lajmërimi që ky komunitet ka postuar në rrjetin social Facebook.

Kuktojmë se ditën e mërkurë më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi ka paralajmëruar se të mblidhet për të lehtësuar një sërë masash,në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet.

Mes masave që priten të lehtësohen, do të jetë edhe shtimi i kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Rama për prishjet në Ksamil: përbetim për ndëshkim!

Next Post

Lefter Çipa merr kurorën e “Bejkes së Bardhë”

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli
Sociale

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli

19 Nëntor, 2023
Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit
Sociale

Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit

14 Nëntor, 2023
Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?
Sociale

Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?

10 Nëntor, 2023
Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim
Sociale

Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim

9 Nëntor, 2023
Qyteti sicilian që ofron shtëpi të braktisura falas: a do të jetonit këtu?
Sociale

Qyteti sicilian që ofron shtëpi të braktisura falas: a do të jetonit këtu?

9 Nëntor, 2023
Rekordi klimatik i 2023-shit: më i nxehti në 1250 shekujt e fundit!
Sociale

Rekordi klimatik i 2023-shit: më i nxehti në 1250 shekujt e fundit!

8 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.