Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Në pritje të një eventi me ish-sfidantët e Barcelonës: ç’janë “Legjendat”?

by PorositWeb
24 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Po shkojnë në finish përgatitjet e eventit sportiv “Legjendat”. Kryebashkiaku Adrian Gurma konkretizon kështu vendosmërinë për ta kthyer në traditë të përvitshme këtë veprintari, të nisur në 7 marsin e vitit të kaluar.

Në këtë edicion të dytë, eventi sportiv “Legjendat” përshihen në kalendarin e veprimtarive nën dedikimin “100 vjet Bashki”.

Janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë event futbollistik të veteranëve të sportit më popullor: ekipi selektiv i veteranëve të Kombëtares Shqiptare, ekipi i veteranëve të  Flamurtarit, të Butrintit dhe nga Korfuzi fqinjë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pritja e ekipeve dhe personaliteteve të ftuar mësohet se do të bëhet mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa tre takimet mes skuadrave veterane do t’i takojnë paradites së të enjtes, në stadiumin “A.Lapa” të qytetit.

Tradita futbollistike e rajonit, që shtrihet në dekada të shkuara, mbetet ndërkohë eksperiencë dhe trashëgimi për t’iu referuar dhe evokuar.

Vitin e kaluar u hodh një hap i parë me ekspozimin e historisë së klubit të futbollit, në hollin e hyrjes për në stadium. Gjithashtu, me shumë vlerë për t’i folur e djeshmja të sotmes, ishte takimi i veteranëve të futbollit nga Vlora, Saranda dhe Korfuzi fqinj.

Ndërsa, sivjet, në kuadër edhe të 100-vjetorit të Bashkisë së Sarandës, sërish po merr rrugë ideja që Saranda të bëhet vendi i organizimit të një veprimtarie futbollistike edhe më të gjerë me veteranët e futbollit: nga ekipet e mëdha, siç janë Kombëtarja selektive, Flamurtari, Saranda e Korfuzi.

Futbollistit legjendë të futbollit vlonjat, Vasil Ruci, i kthyer në gjenerator të kësaj ideje, i është bashkuar edhe legjenda tjetër Eqerem Memushaj. Eventi sportiv që këtë maj vjen në edicionin e dytë, do të organizohet më 26 e 27 maj në Sarandë me legjendarët e futbollit në të dy anët e Jonit. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Vlonjati Shehaj: Pse Basha s’e mund dot Ramën

Next Post

Mbrëmja e 28 majit po vjen: Saranda bëhet gati për “Verë 2021”, ja disa nga surprizat

PorositWeb

Related Posts

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!
Sport

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!

14 Korrik, 2024
Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!
Sport

Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!

20 Qershor, 2024
Nga burojnë rivalitetet më të forta në fushën e blertë?
Kryesore

Nga burojnë rivalitetet më të forta në fushën e blertë?

24 Prill, 2024
Befasojnë grekët: Mirëseardhje këtij turku…
Sport

Befasojnë grekët: Mirëseardhje këtij turku…

27 Dhjetor, 2023
Shqipëria, në Gjermani me një barazim pa shkëlqim
Sport

Shqipëria, në Gjermani me një barazim pa shkëlqim

17 Nëntor, 2023
Jetëhumbje e dhembshme afrikane në futbollin shqiptar
Sport

Jetëhumbje e dhembshme afrikane në futbollin shqiptar

11 Nëntor, 2023

Comments 1

  1. Brenda says:
    2 muaj ago

    110138 189379Good read, I just passed this onto a colleague who was doing slightly research on that. And he just bought me lunch since I found it for him smile So let me rephrase that: Thank you for lunch! 634579

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.