Andri Dhima do jetë drejtori i ri i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës) Sarandë.
Dhima zëvëndëson në këtë detyrë Kozeta Statha, e cila e drejtoi këtë institucion për rreth 10 muaj.
Andri Dhima vjen në këtë detyrë nga përgjegjës i sektorit të Kadastrës dhe Hartografisë në këtë institucion, ndërkohë që Kozeta Statha shkon në ASHK qendrore në Tiranë.
Kadastra, së bashku me Hipotekën, mbeten institucionet më delikate të qeverisjes, sidomos kur është fjala për qytetet bregdetare, ku çështjet e pronave janë tejet të ndjeshme për shkak të kompleksitetit të krijuar në vite si pasojë e aferave dhe abuzimeve të ndryshme. /sarandacity.al/