Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Lindi në Sarandë, shuhet një nga legjendat e anti-komunizmit shqiptar

by PorositWeb
12 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Është shuar një ndër emrat simbol të anti-komunizmit, lindur në Sarandë.

Bëhet fjalë për Uran Kostrecin, njëherësh poet.

Lajmin e dha kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika, teksa e ka cilësuar si “Legjendën e qendresës antikomuniste”.

“Shuhet Uran Kostreci! Me pikëllim të thelle jo njoftojmë se legjenda e qendresës antikomuniste Uran Kostreci ndërroi jetë sot.

Në emër tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjarëve miqve bashkëvuajtësve  dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Qofsh  i parajsës kampion i qendrës dhe asketi i lirisë”, shkruan Çika.

Më tej reagoi Basha, duke shkruar:

“Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë.

Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja.

Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!“.

Po kush ishte Uran Kostreci?

Ai lindi  më 1938, në Sarandë. Ai u arrestua në 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për “tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi se “ka fyer përfaqësuesin e pushtetit”, dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988.

Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm.

Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Egzibicioni detar i Metës: më mirë mos shihet…!

Next Post

Familja suedeze që endej në Nivicë: si e zbuluan këtë vend, si janë dashuruar me ne

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.