Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Livina, ky fshat krenar dhe i panënshtruar

by PorositWeb
10 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa ulesh në kafenë e Spiro Buzukës, përpara të shfaqet panorama e bukur e Vurgut, një peizazh madhështor dhe mahnitës, deri te liqeni i Butrintit e me tej, edhe ishulli i Korfuzit.

Liviniotët janë punëtorë e patriotë, dhe me besë gjithashtu. Dihet raasti ku labi historik Selam Musa vlerësoi  burrërinë e tyre dhe kish madje një vëllamë nga ky fshat, Dhimitër Papën.

Ndofta është i vetmi fshat në jug që nuk e ka shkulur mendjen nga vendlindja. Më të shumtit punojnë sezonalë në Greqi e kthehen në shtëpitë e tyre, në katandinë e tyre.

Duke pirë kafe me Petro Katranin, këtë burrë të moshuar, më thotë  se në këtë shesh të bukur me kishën afër nuk  sheh edhe tre emra të gdhendur  që u bënë therror për fshatin, që ai të mbetej i panënshtruar.

“E kam merak”, më thotë, “u thashë edhe me të rinjve: historia të jetë  busullë dhe frymëzuese për brezat e rinj. Të dinë se të parët tanë ishin të besës dhe e donin fshatin e tyre”.

Dhe fjalën Petroja na e çon që në vitet 1825 kur fshatin e tyre e donin agallarët e Delvinës. “Donin ta bënin çiflik. Po liviniotët ishin të patundur, të panënshtruar si mali në të cilën ishin rrënjosur.

“E thirrën”, vazhdon ai, kryesinë e atëhershme, Nikolla Kuçuqin, Stefan Valera, Jani Stillon në Delvinë, me lajka e premtime qe të firmosnin që fshati të kthehej çiflik. Nuk e pranuan që nuk e pranuan. Si Braçka në Dhrovjan kur e thirri Ali Pasha të firmos e ai nuk paranoi. Dhe kur i prenë kokën, koka akoma fliste: ‘Nuk firmos!’.  Por të tre të kryesisë së Livinës iu zunë pritë në Adeliko, qafën e Delvinës. I therrën dhe i lanë aty. Gratë liviniote i mbështollën në batanie, i ngarkuan dhe i sollën në fshat. Livina ngeli e panënshtruar. Erdhën të vrasin edhe kryeplakun. Ai iku natën malit me ca florinj mbledhur nga fshatit drejt Stambollit. Me një mik të Aliut që e joshi, mori fermanin…

A nuk ia vlen këtu në qendër të fshatit t’i kemi emrat e tyre që u bënë therror për fshatin dhe një shembull burrërie e krenarie e mosnënshtrimit të fshatit tonë?”, më pyet Petroja.

Panajot Boli – /sarandacit.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Basha “kopjon” Ben Blushin e post-14 shtatorit

Next Post

Pamje: tërmeti në veriun e Greqisë, i shkuan drithmat dhe Shqipërisë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin
Sociale

Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

8 Qershor, 2023
Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.