Ambasada Greke ka njoftuar se nuk kanë ndryshuar rregullat e lëvizjes në pikën kufitare të Mavromatit (Qafë Botës).
Në një komunikim në Facebook, nga kjo përfaqësi diplomatike e Athinës bën me dije se: “Funksionon përsëri, që prej datës së sotme, 7 qershor 2021, pika kufitare e Mavromatit (Qafë-Botës), që në 08:00 të mëngjesit dhe deri më 16:00 të pasdites, me numër maksimal hyrjesh prej 250 personash në ditë dhe me të njëjtat kushte që janë në fuqi për hyrjen në Greqi.”.
Greqia ka vendosur të hapë kufirin me Shqipërinë vetëm për punëtorët sezonalë dhe jo për kategoritë e tjera. Pjesa tjetër e qytetarëve do të duhet të kenë leje qëndrimi. Ky vendim mbetet në fuqi vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për shtetet e tjera të BE, Greqia i ka hequr të gjitha kufizimet në pranimin e turistëve.
Ditën e mërkurë më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet për të lehtësuar njësërë masash, në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet.
Mes masave që priten të lehtësohen do të jetë edhe shtimi i kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë.
Komentet që bëhen në këtë njoftim janë ato të shqiptarëve që nuk kanë takuar familjarët e tyre prej më shumë se 1 vit. /sarandacity.al/