Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Manastirliu, inspektim vaksinimit në Sarandë te qendra e 44 mijë qytetarëve

by PorositWeb
2 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në qendrën e re shëndetësore në Sarandë, e rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore.

“Qendra shëndetësore në Sarandë, tashmë e rehabilituar me kushtet më të mira, falë programit të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore, ka ndryshuar tërësisht falë investimeve që ne kemi bërë, për infrastrukturën dhe për mbështetjen me të gjithë pajisjen e nevojshme.

Kjo qendër ofron shërbime për më shumë se 44.000 qytetarë të Sarandës”, tha Manastirliu.

Duke ndjekur procesin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se ditën e sotme do të mbërrijë në vendin tonë një tjetër sasi e konsiderueshme e vaksinave Pfizer, duke e çuar në mbi 1.700.000 doza totalin e vaksinave të ardhura në vend.

“Do të kemi mbi 50 mijë vaksina Pfizer që vinë sot dhe menjëherë do të shpërndahen në qendrat shëndetësore, në pikat tona të vaksinimit të përqëndruar por gjithashtu ne po vijojmë punën me njësitë lëvizëse për të vaksinuar derë më derë dhe për të vaksinuar në famije, për të vaksinuar qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin”, tha Manastirliu.

Kujtojmw se muaji gusht do të jetë “muaj i hapur” i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Vaksinimi me Deltën “te dera”: qeveria shqetësohet për studentët

Next Post

Rrezikoi mbytjen te “Hasan Tahsini”: si iu shpëtua jeta e 73-vjecarit nga Tirana

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Njeriu i Athinës në Tiranë: Ç’ka thënë Ismail Qemali në gazetën e tij shqiptaro-greke
Politikë

Njeriu i Athinës në Tiranë: Ç’ka thënë Ismail Qemali në gazetën e tij shqiptaro-greke

24 Mars, 2023
Ngushtohet laku për Arben Ahmetajn
Politikë

Ngushtohet laku për Arben Ahmetajn

24 Mars, 2023
Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik
Sociale

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

23 Mars, 2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

21 Mars, 2023
Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Një grua në krye të spiunazhit shqiptar?
Sport

Një grua në krye të spiunazhit shqiptar?

17 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.