Siç është parathënë, nga vetë Rama, Agjencia e Bregdetit, themeluar e drejtuar 8 vite më parë nga Auron Tare, më pas i dorëhequr, do ia nisë dhe njëherë nga e para.
Kjo theksohet dhe në programin e ri qeverisës, atë të mandatit të tretë, në kapitullin mbi Turizmin dhe Mjedisin.
Kujtojmë se sezoni i lënë pas nxorri shumë problematika në bregdet të natyrës konfliktuale, gjë që zhvlerësoi gati 8 vite përpjekje për ta disiplinuar këtë sektor të komplikuar, te i cili përplasen shumë interesa private me shtetin përballë. /sarandacity.al/