Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mandati, Rama ndërron qytet e bregdet: pse zgjodha Durrësin me zemrën në Vlorë

by PorositWeb
21 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama zgjodhi të mbajë mandatin e fituar në Durrës e jo atë në Vlorë, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pas dy mandatesh si deputet i Vlorës, kreu i qeverisë ka zgjedhur të jetë përfaqësuesi i Durrësit në shtator, në parlamentin e ri.

Mandatin e Ramës në Vlorë e merr Teuta Ramaj, e cila renditej e 9-ta në listën e Partisë Socialiste në këtë qark.

“Zoti Komisioner,

Në bazë të tabelave përmbledhëse të rezultateve të votimit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zonat zgjedhore qarku Durrës dhe qarku Vlorë, në zgjedhjet për Kuvendin e datës 25 prill 2021, rezulton se unë, Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, kam fituar mandatin e deputetit në këto dy qarqe.

Në zbatim të pikës 3, të nenit 67, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me vullnetin tim të lirë zgjedh të mbaj mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit”, është letra e kryeministrit Edi Rama.

Kreu mazhorancës ka reaguar pas marrjes së vendimit duke theksuar se Vlora është në zemrën e tij dhe nuk do të ndahet kurrë, por zgjodhi Durrësin pasi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për qytetin bregdetar po për gjithë Shqipërinë 2030.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt Shqipërinë 2030”, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se në Vlorë, Rama është në konflikt me kryebashkiakun Leli, ndërsa në Durrës po investohet në ardhjen e emiratasve për të ndërtuar aty një mini-Dubai. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Kufijtë, sytë dhe nga Korfuzi: ky është konfuziteti grek

Next Post

“Vini re, vini re” nga Bashkia Sarandë: Ç’farë s’do të lejohet nga 1 korriku deri më 1 shtator

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Fisnikëria e dy lidërve në tragjedi, si një leksion botës në armiqësi
Politikë

Fisnikëria e dy lidërve në tragjedi, si një leksion botës në armiqësi

6 Shkurt, 2023
Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues
Politikë

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

31 Janar, 2023
Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës
Politikë

Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës

30 Janar, 2023
Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!
Politikë

Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!

30 Janar, 2023
Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin
Politikë

Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin

28 Janar, 2023
Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame
Politikë

Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame

27 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.