Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mbreti i quajtur “Skënderbe” dhe familja e tij: nga vijnë dhe ç’duan në Sarandë?

by PorositWeb
29 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ata janë banorët me të rinj të Sarandës. Të zhvendosur para 6 muajsh nga Laçi për shkak të tërmetit, familja Paja, ku secili prej tyre ka një pamje kontraverse, të denjë për t’u bërë personazhe të rrjeteve sociale, kanë zgjedhur të nguliten pikërisht në Sarandë, duke qenë se u pëlqen gjithçka kësaj ane.      

Eshtë një familje me 5 anëtarë, ku të gjithë ecin e shoqërohen bashkë, e ku dallohen për pamjen e frizurën e tyre allasoj.

Njëri prej tyre është Mbret Paja, djali i familjes, që njihet ndryshe dhe si Skënderbeu në Tok Tok. Flokët e xhelatinosura në formë piramide, e bëjnë atë një personazh për të kthyer kokën.

Vetëm 18 vjeç, ai shfrytëzon rrjetet sociale për t’u bërë i famshëm në to.

Videot e tij kanë një shikueshmëri prej më shumë se 375 mijë vetash.

Babai i Mbretit, Sinan Paja, ose pra babai i “Skënderbeut”, ka lindur në Laç. Ai është një i apasionuar pas poezisë por jo me mundësinë për të punuar. Ndaj kërkon punë për tre fëmijët e tij.

“Unë historinë e Skënderbeut e di përmendësh. Kur mamaja më fliste që të haja drekë, unë shtrihesha në rrogozë dhe lexoja historinë e heroit tone. Me atë më ngopej zemra. Gjatë leximit të kësaj historie thosha kur të më lind një djalë do t’ia vë emrin Skënderbe”.

Nga martesa me shkuesi me gruan e tij Suzanën, ose “Vojsavën”, ata kanë sjellë në jetë 7 fëmijë.

“Skënderbeu” ka mbaruar shkollën 9-vjeçare. Ideja për të hapur një llogari në Tik-Tok i lindi në kohën e pandemisë. Prej më shumë se një  viti ai është aktiv me foto e video në të gjitha rrjetet sociale.

“Në Sarandë unë ndihem shumë i lumtur, njerëzit nuk më paragjykojnë, më kërkojnë të bëj foto me ta. Ideja për të bërë flokët si kreshta e Skënderbeut më lindi para dy vitesh. Në fillim për ‘fashion’, por duke parë që njerëzit më ndalonin në rrugë për të bërë foto, unë filova t’i mbaja cdo ditë”, shprehet “Skënderbeu”.

I duhet 1 minutë dhe 200 lekë në muaj për të krijuar look-un e tij.

Ka shumë pak raste kur njerëzit i fyejnë ose i bullizojnë. |Saranda është treguar shumë mikpritëse me ne”, shprehet babai i Skënderbeut, Sinani.

Si familje kërkojnë vetëm punë në mënyrë që të kenë një stabilitet ekonomik që të mos largohen nga qyteti i Sarandës.

“Skënderbeu” e ndjen veten të gatshëm për të punuar si kamarier, ai premton një klientelë që do të vijë vetëm për shkak të pamjes së tij. Loreta Malka – /sarandacity.al

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Grupi “Saranda”, këngë për Jozefina Topallin atje ku dikur pritej me të shtëna

Next Post

Erimioni nga emigracioni: një elegji për Lefter Çipën 40 ditë pas ikjes (video)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik
Sociale

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

23 Mars, 2023
Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.