Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mbyllen hetimet: gati gjykimi për Sali Hasën dhe 7 të tjerë

by PorositWeb
1 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa i akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë, pasi rezultoi se kishte pushuar një procedim penal kundrejt rryshfetit.

Gjithashtu për gjykim janë dërguar edhe arbitri i futbollit Qerim Ruçi, Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv të Përmetit, si dhe dy sekserë.

Njoftimi i plotë:

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.102/4, viti 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/4 të vitit 2021. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

1.Sali Hasa, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe deklarimit të rremë, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

2.Napolon Hodaj, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

3.Emiljano Mirani, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

4.Elsona Papa, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

5.Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

6.Julian Zera, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 i Kodit Penal si dhe 305/b/1 të Kodit Penal.

7.Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

8.Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Pas ujqërve, derrat e egër shfaqen në qytetet greke

Next Post

Rama për udhëtimet me charter: sipas PD-së dhe sipas tij

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 3

  1. ไฟสนามกีฬา says:
    3 muaj ago

    773225 572774Thanks for the post. I like your writing style – Im trying to start a blog myself, I believe I might read thru all your posts for some suggestions! Thanks once a lot more. 119026

  2. fun88 says:
    2 muaj ago

    561029 756506Great post will likely be posting this on my blog today keep up the great work. 988407

  3. Mostbet says:
    2 javë ago

    681167 851229You produced some decent points there. I looked on-line for any dilemma and found most individuals will go in conjunction with together with your site. 960317

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.