PS mbylli fushatën në Sarandë e Delvinë. Kreu i saj për zonën, Damian Gjiknuri, tha se si shëtitorja e re e Sarandës, ashtu e presin zonën dhe vepra të tjera në katër vitet e mandatit të tretë.
“Shëtitorja e Sarandës është investim i cili i ka ndryshuar imazhin qytetit që tanimë mikpret vizitorët vendas dhe të huaj me kushte infrastrukturore shumë bashkëkohore.
Në katër vitet e ardhshme do të çohet deri në fund projekti i madh politik-ekonomik që ka nisur për Qarkun Vlorë ndërsa garantoj se do të përfundojë aksi rrugor Kardhiq- Delvinë duke e bërë Sarandën më të aksesueshme”, theksoi Gjiknuri.
Ndërsa kandidatja Anila Denaj tha se dalja nga dy kriza është një perspektivë për ekonominë, edhe të Sarandës.
Një vit më parë ishim të mbyllur ndërsa sot jemi të lirë e të vaksinuar, me përspektivë për ekonominë. Saranda ka shumë punë për të bërë dhe që kryeministri i ka marrë përsipër. Ju e dini se ai kur premton e mban fjalën”, u shpreh Denaj.
Por më interesante që fakti se në krah të kandidatit Niko Kuri, i ardhur nga minoriteti, kolegia e tij Teuta Ramaj deklaroi të qënit bijë çame
“Unë jam bijë çame dhe u bëj thirrje të gjithë patriotëve të mi, jepini forcë e vlerë, jemi zë e vullnet votës suaj. Votoni Partinë Socialiste me numrin 12. Fitore Saranda dhe gjithë zonat përreth”, theksoi Ramaj, ndërsa dr. Niko Kuri deklaroi:
“Ju ftoj të mbështesim projektin e PS për katër vjeçarin e ardhshëm. Vetëm në këtë formë investimet do të vazhdojnë më tutje dhe do marrim investime të reja”.
Ndërsa në Konispol, Gjiknuri tha se aty ka ndodhur një shndërrim i madh vitet e fundit, duke shprehir bindjen e kthimit nga emigracioni në zonë.
“Kushdo që rikthehet në këtë zonë pas 10 viteve shikon gjelbërimin që mbizotron në zonë si dhe shumë hapësira publike që shfrytëzohen nga banorët. Në këtë mandat të tretë do të përfundojë investimi në unazën energjitike dhe rrjetin e ri.
Këto investime janë rezultat i vëmendjes së kryeministrit Rama por dhe vendosmërisë së banorëve të zonës për të përkrahur zhvillimin, duke e orientuar drejt progresit.
Zhvillimi i Konispolit falë këtyre projekteve do të sjellë padiskutim shumë djem dhe vajza nga emigracioni, të cilët do të duan të investojnë në vendlindjen e tyre që, tanimë ofron shumë siguri për zhvillim të mëtejshëm të zones”, u shpreh Gjiknuri. /sarandacity.al/