Një ngjarje e rënda ka ndodhur së fundi në Gjirokastër, më saktë në Libohovë, ku një mesoburrë, nga shtresa të margjinalizuara, thuhet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, fëmijë e fisit të tij.
Minorenia ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital, ku është zbuluar se ç’kishtë pësuar, një mbetje shtatzënë, konstatuar pas një gjakderdhjeje, e po trajtohet intensivisht nga mjekët në Gjirokastër.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme”, njoftoni Policia në lidhje me ngjarjen.
Kabul Hunda është autor i kësaj marrëzie, por që së fundi në Polici e ka cilësuar si sajesë.
Mësohet se ai i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
“Nuk janë të vërteta, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar 43-vjeçari në Polici.
Ndërsa nëna e adoleshentes, nga ambientet e spitalit shprehet se vajza është në gjendje të traumatizuar. Ajo shprehet se xhaxhai i bashkëshortit jetonte i vetëm pasi gruaja i kishte vdekur dhe shkonte shpesh në familjen e saj, por nuk kishin kuptuar asgjë mbi synimet e tij.
“Më tha vajza që ka që 12 vjeçe dhe deri sot që kryen marrëdhënie me vajzën. Më tha vetë ajo, unë nuk kisha kuptuar gjë. Për herë të parë e zënë te shtëpia e tij.
Ky është xhaxhai i burrit dhe vajza na tha vetëm dje. Nuk na shkonte kurrë mendje.
Denoncimin në polici e bëri kunati. Unë jam të vdes tani nuk e dua jetën. Edhe bashkëshorti u bë shumë keq”, tha e ëma e minorenes. /sarandacity.al/