Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Me kokainë në Ksamil por kërkon lirinë: Gjykata shtyn vendimin për në 7 dhjetor

by PorositWeb
13 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri nga Tirana, për të cilin Prokuroria e Sarandës ka dyshime se është shpërndarës droge, kërkon lirinë nga qelia 4 muaj pas arrestimit.

Marjo Tarja u arrestua më dt. 17.07.2021, rreth orës 00:00, bazuar në Raportin e Shërbimit të kësaj date të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët kanë qënë të planizuar në shërbim në qendër të Njësisë Administrative Ksamil.

Ata kanë konstatuar automjetin me targa AA622YT, i markës “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Marjo Tarja i cili po kryente lëvizje të dyshimta.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga ana e oficerëve të policisë u organizua puna për verifikimin e situatës duke u kryer kështu kontrolli i dokumentacionit të drejtuesit të mjetit si dhe i automjetit.

Nga kontrolli në fjalë u konstatuan, në portofolin e drejtuesit të mjetit, dy paketime me ambalazh plastik me në brendësi lëndë narkotike “kokainë”. Ne ambientet e Komisariatit, droga është peshuar dhe ka rezultuar 0,65 gramë.

Por edhe pse sasia ka qenë e vogël, Policia ka ngritur dyshimet se Tarja do të shpërndante drogë në Ksamil. Shkak është bërë edhe një tjetër fakt. Pasi u arrestua, policia zbuloi se ai ishte edhe person në kërkim. Nga kqyrja e sistemit TIMS, rezultoi se më datë 14.10.2020, nga kontrolli që i është ushtruar banesës së personit nën hetim, ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, Tiranë, i janë gjetur 90 paketime me qese plastike të dyshuara “kokainë”.

Rezulton gjithashtu se për këtë vepër ishte nxjerrë akti “Urdhër Ndalimi”, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në deklarimet e tij si person nën hetim, Marjo Tarja shpjegoi atëherë se është përdorues i lëndëve narkotike dhe një ditë para konstatimit të bërë nga ana e patrullës policore, është nisur nga Tirana për të punuar në Ksamil me motorra deti.

Ndërkaq, ai sqaroi se lëndën e ka blerë në dalje të Tiranës, pa shprehur te dhëna identifikuese për personin konkret.

Ai sqaroi gjithashtu se nuk është përdorues i rregullt i kokainës dhe se herën e fundit që e ka konsumuar ka qënë rreth gjashtë muaj para se të arrestohej. Në vijim ai shtoi se është i dënuar më parë për të njëjtën vepër, dhe ndaj tij është aplikuar dënimi alternativ.

Por gjatë hetimit është administruar edhe akti i espertimit toksilogjik, nga i cili rezulton se i dyshuari nuk është përdorues i lëndës narkotike, ç’ka mund t’ia lehtësonte pozitat.

Në Gjykatën e Sarandës, në 8 nëntor është regjistruar kërkesa e Marjo Tarjas për një masë më të lehtë sigurimi se ajo “Arrest me burg” ku ndodhet aktualisht.

Seanca për vlerësimin e kësaj kërkese është lënë në 12 nëntor dhe do të shqyrtohet nga Alban Veçani. I njëjti gjyqtar i refuzoi të riut nga Tirana një tjetër kërkesë lirimi në 14 shtator të këtij viti. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Ngjizja dhe rrugëtimi i një nisme: si po e ndryshon fytyrën e turizmit në Jug

Next Post

Hodhi armën por nuk shpëtoi: dy arrestimet e fundit në Sarandë

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 1

  1. 7 slots says:
    1 muaj ago

    855924 13741What cell phone browser is this internet site page optimized for Internet explorer? 751585

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.