Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Me urdhër qeverie: Saranda, më pak kuota për peshkim

by PorositWeb
25 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Janë pakësuar kuotat e ditëve të lejuara të peshkimit me rrjeta për vitin 2021 në portet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës, raporton Monitor.

Kjo e përjavshme ekonomike i referohet urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren zyrtare, ku nga 23,124 ditë peshkimi që ishte në 2020 totali i ditëve të lejuara për peshkim këtë vit do të jetë 1,6 % më pak.

Sipas Monitor, për 2021 në total do të jenë 22,748 ditë të lejuara për peshkimin me rrjetë nga anijet të specieve, si: barbun, merluc, karkalec thellësie dhe skampi.

Në detajet që jepen mbi këtë sektor, thuhet se në Shqipëri, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë viteve 2020–2021 do të vendoset një pakësim i përgjithshëm prej 12% mbi numrin e ditëve të peshkimit për tratat fundore (koçe) (quhet forma e peshkimit), krahasuar me mesataren e viteve 2015–2018.

Kuota e lejuar e ditëve të peshkimit për vendet anëtare të Bashkimit Europian në 2021 është 137, 046 ditë peshkimi, ndërsa Mali i Zi nuk kalon limitin e 3,000 ditëve peshkim. Shpërndarja e ditëve të lejuar të peshkimit në Shqipëri llogaritet sipas formulës së ndarjes së sforcos (përpjekjeve) të peshkimit.

Kuotat e lejuara të ditëve të peshkimit u miratuan në maj të 2020 me  urdhrin për “Një plan menaxhimi shumëvjeçar për peshkimin fundor të qëndrueshëm në detin Adriatik”.

Monitor shkruan se në dokument përcaktohej gjithashtu se çdo vit nga 1 korriku deri në 15 shtator se ndalohet peshkimi deri në 3 milje detare nga bregu ose 6 milje detare për anijet që nuk lejohen të peshkojnë më shumë se 6 milje detare.

Në kuotat e peshkimit sipas porteve, Sarada paraqitet si vijon:

Në viti 2020 me (11%) 2,500

Ndërsa në viti 2021, (9%) 2, 000 ditë. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Mëngjes fatal: aksidenti që po këput shpirtëra

Next Post

Shkaktarët e tragjedisë së sotme, po ata dalëmendsh: kush janë morri jetën kujt (emrat)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023
Gazetarja greke “lë nam” në transmetim
Sociale

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

29 Gusht, 2023
Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?
Sociale

Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?

28 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.