Policia greke në një njoftim për shtyp bën publike takime të Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë Rajonale të Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore, me homologët e Policisë Shqiptare.
U diskutuan cështjet e krimit të organizuar ndërsa u diskutua dhe vlerësua bashkëpunimi ekzistues policor.
Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis të dy palëve u mirëprit dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të kontakteve dhe takimeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bashkëpunimit policor. Takimet zyrtare të punës u mbajtën në 26 dhe 27 maj 2021 në Janinë dhe Korçë, midis Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë Rajonale të Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore, me homologët e Policisë Shqiptare.
Gjatë takimeve, u diskutuan dhe u analizuan çështje me interes të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në fushat e trafikut të drogës, trafikut të armëve, imigracionit të paligjshëm, vjedhjes së sendeve të trashëgimisë kulturore dhe fetare, vjedhjeve të kafshëve dhe zbatimit të ligjit.
Më konkretisht, ditën e parë takimi u zhvillua në Departamentin e Kontrollit të Pasaportave të Kakavi, Janinë, midis Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rajonale të Epirit, Gjeneral Brigade, Konstantinos Douvalis dhe homologëve të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rajonale të Gjirokastrës, Fatmir Hoxha dhe Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Artion Duka.
Të tre titullarët e policisë u shoqëruan nga delegacione të oficerëve, të cilët janë në krye ose mbikëqyrin sherbimet dhe sektorët në fushën e bashkëpunimit policor të të dy vendeve, përkatësisht:
Nga pala greke, morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Janinës, Vassilios Mouselimis dhe Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Thesprotisë, Ioannis Pappas.
Nga ana e Policisë shqiptare, morën pjesë Drejtori i Policisë Rajonale Kufitare në Gjirokastër, Arben Joca, dhe Drejtori i Kufirit të Rajonit të Vlorë, Luigi Vathi.
Ditën e dytë, takimi, i cili u zhvillua në Korçë. U ndoq nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rajonale të Maqedonisë Perëndimore, Gjeneral Brigade Thomas Nestoras, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Kastoria, drejtori i Policisë së Folorinës, Panajotis Georgiadhis.
Delegacioni grek u prit nga Drejtori i Policisë Rajonale, Korçë, Ferdinand Mara, Drejtori i Migracionit dhe Mbrojtja e Kufirit të Korçës, Andon Marko, Drejtori i Sigurisë dhe Hetimeve të Krimit, Ilir Proda dhe Drejtori i Policisë, Korçë, Hamdi Fjora, dhe zëvendësdrejtori i Policisë, Emiljano Resulaj.
Gjatë takimeve, u konfirmua bashkëpunimi shumë i mirë midis policisë së të dy vendeve, u vu në dukje nevoja për forcim të mëtejshëm dhe marrëdhënia konstruktive që është zhvilluar në vitet e fundit, për të mirën e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë e dy vende.
Takimet dhe kontaktet midis zyrtarëve policorë të të dy vendeve do të vazhdojnë, në kontekstin e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e bashkëpunimit policor për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve. /sarandacity.al/