Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mesopotam: këmbana që ndërroi vendin….

by PorositWeb
12 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Manastiri i njohur i Shën Nikollit në Mesopotam kish një këmbanë me një tingull shumë të fortë e të ëmbël.

Thonë që kur binte ajo dëgjohej në terë pellgun e Vurgut deri në Butrint. Ishte trekëndëshi Mesopotam-Butrint-Monastiri i Druganos afër Koqinolitharit.

Në ato kohë të vjetra, sa binte këmbana e Shen-Nikollit të Mesopotamit përgjigjeshin edhe ato.

“Po ç’u bë këmbana?”, do të pyesni ju. Këmbana është “transferuar” në kishën tjetër të Mesopotamit. Ajo këmbanë që kishte shekuj në këmbanoren madhështore të Monastirit, papritur ndërroi vend pa dëshirën e saj. Cila është kjo histori e çuditshme?

Në vitin  1997, syrit të “hienave të natës” nuk i shpëtoi as Manastiri i Mesopotamit. U vodhën ikona me vlera, bile bënë edhe gërmime natën, brenda Tempullit të Shenjtë, pasi futesh në derë, në kërkim të florinjve apo gjërave me vlerë, pasi thoshnin se aty ishte rivarrosur koka e Piros pas shkatërrimit të Finiqit. Etja e këtyre “çakejve” nuk kish ngopje. Ata i vunë syrit edhe këmbanës në këmbanoren që ish në një lartësi të frikshme.

Një natë të errët, ata  iu ngjitën si hiena këmbanorës. E zbritën dhe e morën për të marrë atë pak flori që kish ajo. Ditën tjetër, kujdestari i manastirit, monumentit të rrallë të kulturës në jug të Shqipërisë, P. Sh., e gjeti bosh këmbanoren. Për disa kohë manastiri ngeli pa këmbanë. U interesua konsulli grek në Gjirokastër, Bornova, dhe u sigurua nga Selaniku një këmbanë qe e zëvendësoi. Po nuk kishte atë hije qe kish këmbana shekullore. Do të rridhnin javët, muajt, viti..,

Një mëngjes, kujdestari kur po vinte çelësin e madh te brava e derës hapi sytë i habitur. Para derës këmbana, një shishe vaji ulliri 1,5 litra dhe një pesëmijëshe. P.Sh. ktheu kokën nga Manastiri i Kostarit i Shë-Mërisë dhe bëri kryqin. “E bëre thagmën Shën Mëri!”

Vetëm Shën Mëria mund ta di pse ndërruan mendje ‘hienat’ dhe e rikthyen këmbanën. Këmbana e vjetër, meqë e kish zenë vendin shoqja e saj, nuk u mërzit. U vendos te kisha përballë, te Qendra Shpirterore që ndertoi Kryepeshkopi, te shkolla “Frymë dashurie”. Të dyja përshëndesin njëra-tjetrën…

 Panajot Boli – /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Rama josh këdo: investo në fshat, ky është momenti!

Next Post

PD me videoklip: Ja banda kriminale e Berishës!

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin
Sociale

Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

8 Qershor, 2023
Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…
Sociale

Media që pjell krim: avokati që vë gishtin mbi plagë…

20 Maj, 2023
George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!
Sociale

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

16 Maj, 2023
Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”
Sociale

Një projekt për Pilurin si “ballkon natyror”

11 Maj, 2023
OBSH: COVID-i mbarroi!
Sociale

OBSH: COVID-i mbarroi!

6 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.