Në mes të qershorit hapet për kalim me automjete aksi i “bërë legjendë” Kardhiq-Delvinë. Kjo u tha nga vetë ministrja Balluku në “Kjo Javë” në News 24.
“Është një nga segmentet më të komplikuara. Në mes të qershorit rruga bëhet totalisht e kalueshme.
Tuneli është drejt fundit.
Vizitorët e huaj dhe shqiptarë do kalojnë nga Gjirokastra në Sarandë duke i dhënë frymëmarrje turizmit”, theksoi gruaja në krye të Ministrisë së Infrastrukturës. /sarandacity.al/