Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Misioni shëndetësor grek në Finiq e Livadhja: ç’i kërkuan Athinës pleqtë e vetmuar të minoritetit

by PorositWeb
24 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Me iniciativën e ambasadës greke në Tiranë, misioni i parë mjekësor në fshatrat e Bashkisë së Finiqit me mjekë nga Greqia dhe Tirana u realizua plotësisht.

Në 21 maj, grupi i mjekëve bëri vizita  në qendrën mjekësore të Livadhjasë, ku u vizituan disa banorë të atyshëm dhe zonës përreth.


Ditën tjetër, ekipi i mjekëve i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës Dimitrios Sacharidis, mjeku dhe deputeti në pritje Niko Kuri, si dhe Kryetari i bashkisë së Finiqit Kristaq Kiço, vazhduan vizitat në fshatrat malore të Karoqit, Zminecit dhe Grazhdanit.

Banorët e këtyre fshatrave, të cilët për herë të parë u ofrohet një shërbim kaq i menjëhershëm dhe falas për problemet shëndetësore me të cilat përballen, i shprehën mirënjohjen konsullit, deputetit dhe kryetarit të bashkisë si dhe ambasadës greke, që siç thanë ata, mendoi dhe realizoi këtë mision.

Ata theksuan se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm për banorë të zonës dhe kërkuan rihapjen e pikëkalimeve doganore të Qafë Botës dhe Povllës, në mënyrë që situata t’i kthehet normalitetit dhe banorët të marrin shërbimin e nevojshëm.

Mbyllja COVID ka dëmtuar seriozisht këtë zonë, prandaj kërkohet vazhdimisht hapja e vendkalimeve të mësipërme.

Ekipi i mjekëve, i përbërë nga mjeku Dhimitris Gjikas me origjinë nga Livadhjaja, ortopedi Giannis Kostas nga Himara dhe mjekia reumatologe Ergeta Ktona, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, të emocionuar nga pritja e njerëzve, theksuan se do të vazhdojnë misionin e tyre dhe u bënë thirrje kolegëve të tjerë mjekë nga zona jonë që shërbejnë në spitalet e dy vendeve që të bashkohen në këtë përpjekje.

Kryetari i Bashkisë Kristaq Kiço dhe deputeti në pritje Niko Kuri, nga ana e tyre u zotuan të vazhdojnë përpjekjet për pajisjen me mjete e medikamente të qendrave shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimit primar mjekësor në fshatrat e minoritetit. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Pamje: trafiku apo parkimet dyshe në Sarandë, kur Zjarrëfikëses dhe ambulancës i duhet ndihma e Policisë

Next Post

Peticioni: Përse duhet thelluar Kanali i Vivarit

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023
Gazetarja greke “lë nam” në transmetim
Sociale

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

29 Gusht, 2023
Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?
Sociale

Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?

28 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.