Davide Pecorelli, një biznesmen italian i zhdukur 8 muaj më parë në Pukë, madje me automjetin e e tij të gjetur të djegur dhe me eshtra njerëzore brenda, është gjallë.
Sipas mediave italiane, ai është gjetur në Livorno, në bordin e një gomoneje që po mbytej, ku më pas ka dhënë dhe deklarimet e para në polici.
Renato Pecorelli, babai i tij, në reagimin e parë për mediat tha: “Unë do ta përqafoj, por menjëherë pasi t’i tërheq veshët!”
Ai ka thënë se ka qenë ish-gruaja e të birit e cila e ka njoftuar dhe i ka thënë se Davide ishte gjetur i gjallë. Dhe jo në Shqipëri ku e kërkonin “me lupë”, por në Itali.
“Tani mezi po pres ta shoh përsëri që ai do të më thotë çfarë ndodhi në ato anë …”, është shprehur Renato Pecorelli
Babai i 4 fëmijëve, Davide Pecorelli u zhduk në Pukë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune.
Një automjet tip Skoda e marrë prej tij me qira në aeroportin e Tiranës, u gjet e përfshirë nga flakët pikërisht në Pukë, me disa sende dhe eshtra njerëzore brenda, edhe sot të paidentifikuara. /sarandacity.al/
780949 526569Hi there, just became aware of your blog by way of Google, and discovered that its truly informative. Im gonna watch out for brussels. Ill be grateful in the event you continue this in future. A lot of folks will probably be benefited from your writing. Cheers! 886317