Policia e Sarandës ka hasur në një lokal, i cili, sipas njoftimit zyrtar, pos që nuk ishte regjistruar, shërbente jashtë orarit, me muzikë të lartë, mbante madje dhe kanabis.
Ka ndodhur kjo te Ura e Kranesë, ku të proceduar janë dhe klientët e atyshëm.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’ 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç, për veprat penale ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’ ‘Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare’, dhe ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’.
Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt”, thuhet në deklaratë. /sarandacity.al/
199527 882222An attention-grabbing dialogue is value comment. Im certain that its greater to write on this subject, towards the often be a taboo topic but typically persons are not sufficient to speak on such topics. To one more location. Cheers 285869
I’m really inspired with your writing skills as neatly as with the format to your blog. Is that this a paid subject or did you modify it your self? Anyway stay up the excellent high quality writing, it’s uncommon to see a great weblog like this one nowadays!
824869 422511Really efficiently written story. It is going to be helpful to anybody who employess it, including me. Maintain up the great function – canr wait to read far more posts. 350785