Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Nevoja për krah pune nga Shqipëria: ky është plani grek për hapjen e kufijve

by PorositWeb
2 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia pritet të hapë pas më shumë se një viti kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shqiptarët më 14 maj, raporton GazetaSi.

Ajo u referohet burimeve nga Ministria e Jashtme që thosë se me nisjen e sezonit turistik, vendi fqinj do të lejojë hyrjen e qytetarëve shqiptarë, duke hapur pikën kufitare të Kakavijës. Për këtë, rregullat e kalimit të qytetarëve mësohet se po negociohen nga autoritetet shëndetësore të dy vendeve.

“Për të kaluar në Greqi, qytetarët do të duhet të dorëzojnë një tampon, ose një dokument që tregon se janë vaksinuar apo e kanë kaluar COVID-19”, citon gazeta burimet.

Greqia ka mbyllur kufijtë tokësorë për më shumë se një vit për shqiptarët. Vendimi është vendosur vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars dhe prej atëherë zgjatet çdo dy javë. Të shtunën Greqia zgjati deri më 14 maj mbylljen e kufijve tokësore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,

Vendkalimi kufitar i Kakavijës me Shqipërinë punon nga ora 07.00 deri në orën 19:00 dhe lejohet hyrja e vetëm disa kategorive të caktuara, me test negativ ose me test të shpejtë të bërë nga autoritetet greke. Nga kjo pikë kufitare nuk lejohet kalimi i më shumë se 400 personave në ditë, të cilët janë të detyruar të qendrojnë në karantinë 14 ditë.

Po ashtu Greqia po lejon hyrjen e shqiptarëve për arsye absolutisht të domosdoshme profesionale ose mjekësore, për të cilat kanë edhe vërtetimet e nevojshme, për kamionët transportues, si dhe për tranzit të automjeteve të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së.

Po ashtu, Greqia ka ndaluar edhe udhëtimin me avionë drejt vendit fqinj, edhe pse para disa ditësh njoftoi se do të lejonte udhëtimet ajrore nga vendet e treta. Të vetmit që mund të udhëtojnë me avion drejt vendit fqinj janë rezidentët, personeli mjekësor, diplomatët dhe punëtorë sezonalë bujqësorë. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Sinjale të mira sezoni, studentë polakë dynden në Sarandë

Next Post

Zemra e Sarandës tronditet nga një aksident (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023
Gazetarja greke “lë nam” në transmetim
Sociale

Gazetarja greke “lë nam” në transmetim

29 Gusht, 2023
Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?
Sociale

Ç’ide ka ardhur në Francë për të luftuar vapën?

28 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.